E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit grek: Nuk jemi anarkiste, por te zemeruar me qeverisjen

Protestues greke kane pushtuar nje televizion ne Patras, duke nxjerre nga studio prezantuesin qe ishte ne transmetim direkt, dhe u kane dhene shikuesve mesazhin e tyre. Protestuesit, te cilet per 7 dite rresht jane perleshur me policine, tregojne per kamerat shkakun e zemerimit te tyre. Pavaresisht se nxitese per revolten ishte vrasja e adoleshentit, ata thone se zemerimi buron nga te tjera shkaqe akoma me madhore. Sipas tyre, njerezit jane te ngopur me skandale ekonomike, skandale politike, skandale korrupsioni ne shoqeri dhe nuk ka rrugezgjidhje tjeter. "Andaj ne kemi nevoje te gjejme dicka te re dhe nje zgjidhje per te jetuar paqesisht. Kjo eshte ajo qe po ndodh ne Greqi", thote nje prej demonstruesve. Ndersa nje demonstrues tjeter shprehet: "Nuk mendoj se do te ndryshoje ndonje gje, por ky eshte nje zemerim popullor pasi ne jemi aq te mbingarkuar, situata eshte e padurueshme". Ata thone se nuk jane anarkiste, por jane njerez te zemeruar me keto vite qeverisje. Nderkohe situata ishte me e qete, por ka pasur shperthime sporadike. Behet fjale per tete shperthime te shkaktuara nga bombat artizanale, por pa viktima. Protestuesit greke hyne te premten ne filialin kryesor te Bankes Nacionale te Greqise ne qender te Athines. Sic njoftoi agjencia "Reuters", perleshjet mes protestuesve dhe policise shperthyen disa metra larg sheshit Sintagma. Grupet e te rinjve hodhen gure dhe sende te forta ndaj kordoneve te policise, e cila eshte kunderpergjigjur me gaze lotsjelles. Grupi i protestuesve po mbante flamujte kuqezinj te anarkisteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›