E Shtunë, 31 Tetor 2026

"MSA, ratifikimi e Frances, me nje unanimitet te rralle"

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti dje ne takim Presidenten e grupit te miqesise France-Shqiperi te Asamblese Kombetare te Frances, Genevieve Colot. Ajo shprehu kenaqesine e saj se Asambleja Kombetare e Frances ratifikoi MSA-ne Shqiperi-BE me nje unanimitet te plote dhe me konsensusin e te gjitha grupeve parlamentare gje qe, sic u shpreh ajo, eshte e rralle per kete asamble. Colot e njohu Kryetaren e Kuvendit me diskutimet e bera ne diten e ratifikimit, duke nenvizuar faktin se te gjithe deputetet e grupeve te ndryshme parlamentare qe e moren fjalen ne seance u shprehen entuziaste per sukseset dhe arritjet e qeverise se Shqiperise. Ajo tha se kjo gje e motivon ate dhe deputetet e tjere te grupit te miqesise France-Shqiperi per te nxitur pershpejtimin e ratifikimit te Protokollit te NATO-s nga Franca. Topalli nenvizoi faktin se Franca ka qene gjithmone nje mbeshtetese kryesore e Shqiperise, jo vetem ne rrugen e saj drejt BE-se dhe NATO-s por edhe ne zhvillimin e brendshem te vendit. Biseda u fokusua edhe ne rritjen e bashkepunimit mes dy parlamenteve, bashkepunim qe ka njohur nje rritje kohet e fundit, me vizita te nivelit te larte por edhe mes grupeve te deputeteve dhe komisioneve parlamentare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›