Bush ndjen keqardhje në prag të largimit

Duke hedhur sytë nga tete vitet e kaluara në krye të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i 43 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, deklaron se 'gabimet e shërbimeve inteligjente se Presidenti i Irakut, Sadam Hyssein kishte armë të shkatërrimit në masë do të mbetet keqardhja më e madhe e tetë viteve të presidencës së tij. "Mendoj se nuk isha i përgatitur për luftë', tha Bush para gazetarit të ABC News Charlie Gibson në emisionit "World News.". "Me fjalë të tjera, nuk bëra fushatë duke thënë: votoni për mua, do të jem i aftë të përballoj një sulm. Pra, nuk e parashikova luftën", tha Bush i cili shtoi se një nga veçoritë e presidencës moderne është se 'mund të ndodhin gjëra të papritura. Bush i cili vazhdon të jetë një mbështetës i fortë i luftës dhe prezencës ushtarake në Irak tha se duke bërë një retrospektivë arrinë në përfundimin se lufta i kaloi pritshmëritë. "Shqetësimi më i madh i kësaj presidence do të jetë dështimi i zbulimit në Irak", tha Bush duke iu referuar akuzave të asaj kohe se vendi arab zotënonte armë të shkatërrimit në masë. "Do të doja që shërbimet të mos kishin gabuar', tha Bush. Por presidenti në la pa përgjigje konkrete pyetjen, nëse do të kishte bërë luftë duke e ditur se Sadam Huseini nuk kishte armë të tilla. "Do të thotë t'i kthehemi asaj që kemi bërë dhe kjo është diçka që nuk mund ta bëj", deklaroi ai. Megjithëse dështimin e shërbimeve dhe akuzave për keqmenaxhimin e luftës, Bush tha se vendimi i tij për mos-tërheqje të parakohshmë të trupave nga iraku ishte në pajtim me vlerat e tij. "kam dëgjuar shumë zëra, por kohët e fundit kam dëgjuar këtë zë: Nuk do ti zë djemtë tuaj të vdesin pa dobi vlerë', tha Bush. Më tej presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara tha se mendonte se në Irak mund të fitohet dhe ai do të bëjë gjithçka duhet për të fituar.