Bush qethet zero për solidaritet

Ish presidenti amerikan, George Bush i vjetri e ka rruar kokën e tij në shenj solidariteti me një djal dy vjeçar i cili ka humbur të gjithë flokët e tij për shkak të sëmundjes së leukemisë.
Zyra e ish presidentit 89 vjeçar ka thënë se ai së bashku me 26 pjesëtarët e stafit të tij të sigurisë e kanë rruar kokën në tërësi për të përkrahur moralisht një djalë me emrin Patrick.
Ky i fundit është thënë se është djali i një prej pjesëtarëve të stafit të George Bush i vjetri.
Mbiemri i djalit nuk është bërë i ditur.
Stafi i sigurisë së Bushit të vjetër gjithashtu e kanë krijuar edhe një faqe të internetit për të mbledhur para që t’i ndihmohet fëmiut me faturat mjekësore të tij.
Djali i Bush, i cili ka shërbyer si president prej vitit 1989 deri më 1993, së bashku me gruan e tij, Barbara, Robin ka vdekur në moshën 4 vjeçare, 60 vjet më parë./Indeksonline/