E Diel, 1 Nëntor 2026

Bush sheh ne te kaluaren e vet pa u penduar - Ish presidenti amerikan publikon memorjet

Per opinionin publik ai nuk e can shume koken keshtu eshte shprehur disa here ish-presidenti amerikan George Bush. Megjithate ne librin e tij Decision Points - Momente Vendimtare ai kerkon mirekuptim. Sepse ne fund te fundit edhe ai shpreson qe historianet kur te vije dita ta vleresojne si te suksesshme presidencen e tij. Keshtu ne rreth 500 faqe liber kujtimesh ish-presidenti amerikan shkruan pse ai ne momente shume vendimtare te jetes sij mori ato vendime qe mori.

Ketu para se gjithash Bush pranon ate qe provuar prej kohesh Qe Sadam Huseini nuk kishte arme te shkaterrimit ne mase qe terheqja e shpejte e trupave amerikane ne Irak do te thoshte injorim te realitetit ne vend. Por ai pranon edhe se ndihma per viktimat e uraganit Katrina mberriti me shume vonese ne vend.

Waterboarding ka shpetuar jete njerezish

Edhe per metoden e waterboarding Bush deklaron se ai ka pranuar qe ajo te aplikohet. Kjo sepse avokatet i thane qe ajo nuk eshte torture. Dhe ne fund te fundit keshilltareve iu duhet besuar sipas Bushit. Mbytja e simuluar ka shpetuar jete njerezish. Pasardhesi i Bushit Barack Obama e ka ndaluar perdorimin e kesaj metode.

Bildunterschrift Ish presidenti amerikan George W. Bush

Ne librin e tij ish- presidenti amerikan Bush shkruan se ai mund te dale edhe mbi opinionet e shtabit te tij keshillues. Keshtu ne 11 shtator 2001 kunder mendimit te shtabit te tij ai kembenguli te kthehej ne Uashington. Ai nuk do fshihej ne ndonje bunker por fjalimin e tij drejtuar kombit do ta mbante nga Shtepia e Bardhe shkruan Bush - megjithese nuk perjashtohej mundesia e atentati tjeter me avione.

Air Force One pa sisteme moderne komunikimi

Interesant dhe shokues eshte edhe nje detaj tjeter qe sjell Bushi. Sistemi i komunikimit te avionit presidencial Air Force One ka qene kaq i vjeteruar saqe ishte e veshtire sipas Bushit te ishe gjithmone aktual. Nuk kishte televizion satelitor ne bord cdo pese minuta shkeputej lidhja me stacionet lokale. Edhe lidhjet telefonike me keshilltaren e tij per sigurine Condoleezza Rice dhe zevendespresidentin Cheney nderpriteshin shpesh.

I zhgenjyer nga kancelari gjerman Schrder

Nderkohe qe per koalicionin e luftes ne Afganistan aleatet dhane mbeshtetjen e tyre per koalicionin e te vendosurve per luften ne Irak nuk kishte shume mbeshtetje. Bush perdor librin e tij per te lare hesapet me ata burra shteti qe e zhgenjyen hidhur asokohe. Ish-presidenti rus Vladimir Putin ish-presidenti francez Jacques Chirac dhe para te gjitheve kancelari Gerhard Schrder. Ky sipas Bushit ka qene me i veshtiri per tu kalkuruar nga burrat e shtetit. Ndersa per kancelaren Merkel Bush shkruan se ajo ishte e besueshme terheqese dhe e perzemert.

Autor Christina Bergmann/Lindita Arapi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›