Serbia nuk mbeshtet pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhje

Perfaqesues te qeverise se Serbise thone se situata politike ne Kosove dhe pervoja e mehershme e pjesemarrjes se serbeve ne institucionet kosovare ka sjelle deri te vendimi i qeverise se Serbise e cila nuk e mbeshtet pjesemarrjen e serbeve per te dale ne zgjedhje. Keshtu i tha DW-se sekretari i shtetit ne ministrine serbe per Kosoven ne qeverine e Serbise Oliver Ivanoviq. Qendrimi definitiv eshte politika konsistente ndaj kesaj ceshtjeje qe do te thote se nuk do te kete pjesemarrje te serbeve dhe qeveria serbe nuk e mbeshtet nje gje te tille. Thjeshte pervoja jone e deritashme ne institucione dhe situata politike nuk na jep te drejte qe te mbeshtesim serbet ne synimet per pjesemarrje ne zgjedhje. Pro kjo nuk do te thote se do te kete pasoja per ata qe mendojne ndryshe Por Serbia nuk do te mbeshtese daljen ne zgjedhje thote Oliver Ivanoviq.
Qendrimi i qeverise se Serbise mbeshtetet nga perfaqesuesit politike te serbeve te pjeses veriore te Kosoves por jo edhe nga ata te Kosoves qendrore. Rangjel Nojkiq nga partia serbe e riperteritjes thote per programin tone se vendimi i qeverise se Serbise se nuk ka kushte per pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhje nuk do te thote se i pengon serbet e Kosoves qe te marrin pjese.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Oliver Ivanovic
Perkundrazi kane lene hapesire te hapur qe ne baze te nevojave te tyre te domosdoshme serbet te marrin vendimin per nje veprim te tille shume te rendesishem per serbet. Mendoj se serbet nga Kosova qendrore dhe nga Anamorava jane deklaruar qartazi dhe e kane kuptuar thelbin e problemit dhe pres qe sot te krijojne nje bllok te perbashket qe do te dale ne zgjedhje dhe ky vendim nuk do ti vere ne medyshje serbet qe te marrin pjese ne zgjedhje thote Rangjel Nojkiq.
Autoritetet kosovare thone se pjesmarrja e serbeve ne zgjedhje do ta legjitimonte pjesemarrjen e tyre ne institucionet e Kosoves ne mbrojtje te interesave te tyre. Kesaj thirrjeje i eshte bashkuar edhe shefi i zyres civile nderkombetare Peter Faith. Ai ka thene se qeveria e Kosoves ka kapacitete dhe vullnet te plote per te organizuar zgjedhje te drejta dhe ka kushte per pjesemarrje te serbeve ne zgjedhje. Problematike tash per tash paraqitet organizimi i zgjedhjeve ne pjesen veriore te Kosoves. Mirepo qe edhe ne kete pjese te hapen qendrat e votimit dhe te zhvillohen zgjedhje ndihmen e tyre do ta ofrojne edhe forcat paqeruajtese. Komandanti i KFOR-it gjenerali gjerman Erhard Buher ka thene se KFOR-i do te asistoje ne ofrimin e sigurise ne menyre qe serbet qe deshirojne te marrin pjese ne zgjedhje te mund te votojne me 12 dhjetor.