E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat ne Parlamentin Evropian per marredheniet BE- SHBA

Nje gje ishte e padiskutueshme per pjesemarresit e debatit qe zgjati rreth nje ore BE dhe SHBA jane permes vlerave baze te perbashketa aleate te natyrshem dhe jane te varur nga njeri-tjetri ndoshta sot me teper se kurre ne nje kohe kur ne te gjithe boten pushteti po spostohet drejt Azise. Kete e theksoi edhe Komisari per eshtjet e Tregtise Karel de Gucht

BE dhe SHBA jane ekonomite popullore te nderthurrura me ngushte ne bote. Ne jemi per njeri-tjetrit partneret me te medhenj tregtare dhe ne investime. Ne ndajme vlera te perbashketa dhe mbajme pergjegjesi te perbashket per zgjidhjen e problemeve globale. Edhe nese pikepamjet tona ndahen ne disa fusha mbrojtja e konsumatoreve dhe e te dhenave e tregojne kete mua me ngushellon aftesia jone e konfirmuar per bashkepunim kur kohet behen te veshtira.

De Gucht kerkoi per shembull qe te veprohet se bashku kunder proteksionizmit i cili ne fund te fundit i demton te gjithe. Por shume eurodeputete jane te zhgenjyer sepse besojne qe SHBA i mbeshtesin vetem me gjysme zemre disa projekte transatlantike. Socialisti austriak Hannes Swoboda permendi para se gjithash politiken ambjentaliste dhe ate te energjise

Ne duhet edhe qe ti themi Amerikes ne kemi edhe partnere te tjere. Ne mund te perpiqemi te bashkepunojme edhe me Kinen me Brazilin te zhvillojme gjera te ngjashme. Me nje fjale amerikanet duhet te kene ndiesine se ne nuk varemi patjeter nga bashkepunimi me ta. Ne duam te bashkepunojme me deshire me ta por ata nuk jane partneri i vetem para se gjithash ne ceshtjet e klimes.

Mundesi te reja ne politiken e BE

Disa oratore si politikani i te Gjelberve Reinhard Btikofer shohin edhe mundesi te reja ne politiken e jashtme per BE para se gjithash qe prej zhvendosjeve te pushtetit ne dobi te republikaneve ne kongresin amerikan.

Ne fund te fundit une besoj perballe nje presidenti te dobesuar dhe perballe tendencave te reja izolacioniste ne SHBA qe per Evropen do te jete e rendesishme qe te marre ne menyre te pavarur inisiativa nderkombetare per shembull ne Lindjen e Mesme me palestinezet ne Siri ose ne Liban dhe besoj se duhet tu themi qarte amerikaneve se jemi te gatshem per kete dhe duam ta mbajme kete pergjegjesi.

Debati tregoi edhe shqetesimin se ne kohe te veshtira SHBA mund te terhiqen ne vete por edhe nje besim te rritur te vetja te evropianeve qe nuk ndihen me si partneri me i vogel.

Autor Christoph Hasselbach/ Auron Dodi

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›