Bushat, nis numërimi pas disa orë bllokimi
Përtej ecurisë normale të ditës së votimit, procesi i numërimit te votave në Bushat të Shkodrës u shoqërua me ndërpreje dhe vonesa të herëpashershme. 86 kutitë e votimit iu dorëzuan Komisionit Zonal Zgjedhor rreth orës 21 të mbrëmjes të datës 28 qershor, ndërsa numërimi filloi rreth orës 1 00 pas mesnate. Në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme, komisionerët socialistë u larguan me pretendimin se ishin te lodhur dhe kishin nevojë për disa orë pushim. Kjo bëri që numërimi të rifillojë rreth orës 11 00 të datës 29 për t’u ndërprerë sërish rreth orës 16 pasdreke të po kësaj dite.
Gjatë kesaj kohe kryetari socialist i Komisionit Zonal dha dorëheqjen, ndërsa Partia Demokratike ndryshoi 3 prej komisionerëve të saj. Të dyja palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët rreth mesditës së sotme, kur dha ka nisur numërimi i 38 kutive të mbetura.