Evidentohen në Maqedoni dy raste me gripin A
Dy janë rastet e gripit të derrave në Maqedoni. Rasti i fundit i infektimit me virusin H1N1 bën fjalë për një grua 65-vjeçare, e cila para ditësh është kthyer nga Gjermania. Paraprakisht në Maqedoni janë regjistruar dhjetë raste të dyshimta si të infektuar nga gripi i derrave, por analizat e bëra këta persona kanë dhënë rezultate negative. Me rritjen e numrit të emigrantëve që kthehen nga vendet perëndimore, në Maqedoni është shtuar edhe numri i personave për të cilët dyshohet se janë të infektuar nga gripi i derrave. Rast me rrezik të nivelit të lartë të infektimit nga ky grip, sot është shënuar edhe në qytetin e Manastirit, tek një grua 65-vjeçare, e cila para disa ditëve është kthyer nga Gjermania .
Ajo është transferuar nga spitali i Manastirit në Klinikën për Sëmundje infektive në Shkup dhe është duke u trajtuar si person i infektuar nga gripi i derrave me ilaç Tamiflu.
Në klinikën për sëmujndje infektive në Shkup momentalisht gjendet edhe një fëmijë katërvjeçar për të cilin të dyshohet se është i inefktuar nga ky lloj gripi. Ai në Maqedoni ka ardhur nga Australia për pushime tek familjarët e tij.
Tek ai është konstatuar prezenca e virusit të llojit A, mirëpo nënlloji i virusit do të caktohet pasi të arrijnë rezultatet nga laboratori përkatës në Londër.
Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani sërish ka apeluar tek qytetarët që të mos përfshihen nga paniku, duke vlerësuar se kjo situatë ka qenë e pritur duke pasur paraysh sezonin e udhëtimeve të shpeshta.
Paraprakisht në Maqedoni janë regjistruar dhjetë raste të dyshimta si të infektuar nga gripi i derrave, por analizat e bëra tek ata kanë dhënë rezultate negative.