E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxhuku: Vonesa e rezultatit godet ekonominë

Vonesat e mundëshme në zyrtarizimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 qershorit, mund të ndikojnë negativisht tek biznesi dhe ekonomia shqiptare. Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë është i mendimit se kriza ekonomike tashmë prezente në vendin tonë e shoqëruar nga një klimë e paqartë politike janë një miksim faktorësh, që mund të përkeqësojnë ekonominë vendase. Turizmi është sektori i parë, që mund të goditet. Në raportin e fundit Banka e Shqipërisë vëren me shqetësim ngadalësimin e aktivitetit ekonomik, në përgjigje të ndikimeve të krizës ekonomike botërore, si tkurrje të ritmeve të kredisë, apo rënie të kërkesës së brendëshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›