E Shtunë, 31 Tetor 2026

ECA e KRIIK, Celibashi: Të dhënat reflektojnë realisht atë që rezulton nga numërimi i votave

Drejtori i projektit ECA e KRRIK, që po transmeton në kohë reale rezultatet e numërimit të votave, ka siguruar se të dhënat e paraqitura në faqen zyrtare eca.al, janë të dhëna të sakta dhe reflektojnë realisht atë që rezulton nga procesi i numërimit. Celibashi thekson se përmes këtij projekti nuk është shkelur e drejta e askujt por është garantuar transparencë maksimale.TIRANE- Drejtori i projektit ECA e KRRIK, që po transmeton në kohë reale rezultatet e numërimit të votave, ka siguruar se të dhënat e paraqitura në faqen zyrtare eca.al, janë të dhëna të sakta dhe reflektojnë realisht atë që rezulton nga procesi i numërimit.
“Ky proces është i vështirë, pasi janë në lojë interesat politike elektorale të angazhuar në këtë garë. Ne jemi ketu për të pritur besimin e publikut dhe kandiddatëve në këtë proces. Jemi duke e bërë këtë me qëllim për të qënë grant i votës së qytetarëve e për të bërë me dije opinionin publik” u shpreh Celibashi, përmes një konference për shtyp.

Drejtori i ECA e KRIIK thekson se përmes këtij projekti nuk është shkelur e drejta e askujt por është garantuar transparencë maksimale.
“Numërimi i votave bëhet përmes vëzhguesve tanë që i marrin të dhënat gjatë numërimit. Mund të ketë dallime dhe diferenca me ato që marrin partitë politike dhe KQZ. Por me përgjegjësi qytetare deklarojmë se të dhënat e pasqyruara në faqen tonë të internetit janë të dhëna të sakta që tregojnë realisht se cfarë po bëhet në vendet e numërimit”, deklaroi Celibashi.

Ndërkohë Celibashi ka bërë të ditur se vëzhguesit e këtij projekti kanë patur vështirësi në ushtrimin e detyrës së tyre.
“Nëse procesi do të eci normal dhe jashtë tensionit që po e karakterizon, për rreth 2-3 orë do të na jepet një foto më e qartë, se si është shprehur vullneti i shqiptarëve me votë” theksoi Celibashi.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›