E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: “Leutrim Neziraj, pasaporta dhe klubi i mohuan Turqinë”

"Leutrim Neziraj është lojtari që do të doja me cdo kusht në përfaqësuesen e U-21 për dy ndeshjet miqësore me Turqinë (17 janar) dhe Greqinë (6 shkurt), por ai nuk zotëron ende një pasaporte shqiptare, e cila u bë dhe pengesë". Kështu është shprehur ekskluzvisht për Albania-sport.com, trajneri i U-21, Artan Bushati në lidhje me sulmuesin e talentuar të Karlsruhe II (Gjermani) për lojtarin e propozuar nga Zyra e Talenteve në Gjermani dhe i pëlqyer së tepërmi nga jo vetëm nga Bushati, por edhe nga trajneri i Kombëtares shqiptare, kroati Oto Baric. "Edhe në këtë grumbullim kundër Turqisë kam thirur Leutrim Neziraj, i cili edhe pse s'ka ende një pasaportë shqiptare, kisha dëshirë për ta thirur. Por edhe për probleme që lidhen me klubin e tij ai nuk mundi të vinte. Ishte një lojtar i spikatur që më shumë dëshira ta riftoja përsëri në ekipin Kombëtar U-21 pas përfundimit të procedurave të marrjes së pasaportës shqiptare", përfundon trajneri i Kombëtares U-21, Artan Bushati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›