Intervista/ Bushati: “Turqia dhe Greqia teste serioze për U-21”

Albania-sport.com (AS)- Përfaqësuesja shqiptarë U-21 të mërkurën e ardhshme, më datë 17 janar 2007, do të përballet në Stamboll në një test miqësor me Turqinë U-21. Takimi do të zhvillohet në stadiumin "Bahceliever" në Stamboll (14:00, ora lokale, 13.00 ora jonë) Pas këtij takimi ekipin e Shpresave e pret në një tjetër transfertë kontrolli me Greqinë në Athinë, më datë 6 shkurt. Përpara nisjes në rezidencën e U-21 në hotel "Leandro" në Durrës, Albania-sport.com bisedoi me trajnerin Artan Bushati.
- Albania-sport.com: Bushati, një test i rëndësishëm në shumë aspekte miqësorja me Turqinë U-21 në Stamboll?
- Artan Bushati: Unë do ta trajtoja si një ndeshje, e cila do të na krijonte një një mundësi shumë të mirë për aktivizimin e disa lojtarëve të rinj të datëlindjes 1986 e lart. Në bazë të këtyre lojtarëve ne do të vlerësonim dhe ecurinë e tyre dhe ardhmërinë e tyre për ekipin Kombëtar A. Shpresoj që në këto ndeshje futbollistët e thirrur të japin më të mirën e tyre.
- Pas testit me Turqinë, njëzet ditë më pas vjen një miqësore ngacmuese me Greqinë në Athinë, më 6 shkurt. Kujtime shumë të hidhura jane ende të gjalla nga miqësorja e fundit zyrtare me ta në Athinë, ndeshje kjo e zhvilluar, më 29 mars të vitit 2005, kur në pankinë ishte paraardhësi juaj Hasan Lika.
- Normalisht ne do ta shohim si një miqësore dhe unë personalisht e shoh ballafaqimin me U-21 të Greqisë gjithmonë në sensin sportiv. E vlersoj ekipin grek për cilësinë e tij. Shpresojmë të zhvillojmë një ndeshje të denjë për t'i shërbyer dhe futbollistëve për rritjen e tyre, por dhe të shpalosur vlerat e futbollit shqiptar në Greqi, përballë një tifozerie jo të vogël shqiptarë që shpresojmë se do ta gjejmë në stadium.
- Një listë thuajse e plotë me lojtarë që aktivizohen në kampionatin shqiptar. Kanë munguar ftesat për disa nga talentet e spikatura gjatë grumbullimit të dhjetorit të kaluar, apo...?
- Për në testin kundër Turqisë thirra disa lojtarë që luajnë në kampionatet e huaja: Mërgim Mavraj, Henri Shiba, Enea Koliqin dhe Sotir Ninin. Në fakt kanë qenë edhe disa lojtarë të tjerë të spikatur si Qota, që ka qenë edhe më pëpara në U-21 si Jahmir Hyka, që ka luajtur më parë për U-19. Mavraj nuk është disponibël vetëm për ndeshjen me Turqinë, pasi do të grumbullohet nga Kombëtarja B në Antalia të Turqisë. Sotir Nini iu përgjigj negativisht ftesës sonë. Koliqi dhe Shiba do të vinë direkt në Turqi dhe na presin në Stamboll.
- Cfarë pretendon Bushati nga dy miqësore, që kanë theks thuajse zyrtar?
- Ne do t'i vlerësojmë si dy ndeshje shumë të dobishme të cilat duhet t'i shfrytëzojmë në maksimum. Nuk shpresojmë për rezultate, por shpresojmë për lojë të bukur dhe rritjen e vlerave të këtij ekipi.
- Keni realizuar një sëri grumbullimesh dhe testimesh me lojtarë të ndryshëm qysh nga ndeshja e fundit zyrtare me Spanjën në Tiranë (0-3). Kanë spikatur shumë emra të ofruar nga Zyra e Talenteve në Gjermani. Konsideratat e teknikut Baric janë të njohura, madje dhe emrat e tyre. Ju personalisht, cfarë do të shtonit?
- Edhe në këtë grumbullim kam thirur Leutrim Neziraj, i cili edhe pse s'ka ende një pasaportë shqiptare, ishte dëshira ime për ta thirur atë, por edhe për probleme që lidhen me klubin e tij. Ishte një lojtar i spikatur që më shumë dëshira ta riftoja përsëri në ekipin Kombëtar U-21 pas përfundimit të procedurave të marrjes së pasaportës shqiptare.
- Porta shqiptare ka patur gjithmonë probleme, kur kemi parasysh edhe ndëshkimin nga Spanja, pas atij barazimi shpresëdhënës me Sllovakinë (0-0) në transfertë...
- Unë do të thosha se Koliqi është një portier shumë i mirë dhe besoj se ka një të ardhme. Sigurisht që flasim për momentin, pasi ecuria e tij lidhet gjithmonë me ekipin e ku aktivizohet. Humbja me Spanjën duhet t'i dedikohet gjtihë ekipti dhe vecanërisht mua, por shpresoj se dhe me Saimir Ujkanin e Anderleht, propozim i Zyrës së Talenteve Gjermani them se mund të jemi të kompletuar.
Kush ka më shumë përparësi në kualitete do të jetë dhe portieri i parë.
- Nga kampionati shqiptar ka disa emra të rinj në U-21, krahas veteranëve si Elis Bakaj, Gilman Lika, Danile Ramazani e Andi Lila?
- Natyrisht që unë kam besimin tim te gjithë lojtarët që kam thirrur, por janë disa emra të rinj që po spikasin në kampionatin shqiptar: Ilirjan Caushaj (Dinamo), Gerhard Progri (Partizani), Enco Malindi (Partizani), Alsidi Tafili (Vllaznia). Nuk duhet të harrojmë se 40% ekipit është më datëlindje 1998, kur për të laujtur e ka datëlindja 1986 dhe 1987. Ne jemi duke menduar për perspektivën e këtyre lojtarëve dhe jo për momentin.
- Takime të tjerë në perspektivë...
- Kemi kontaktuar më federatat e vendeve ballkanike dhe shpresojmë të marrim përgjigje pozitive.
Intervistoi: Dash Frashëri