Bushati: Nuk ka vendim per tre ligjet
Pavaresisht se votimi i tre ligjeve te integrimit nga PS eshte cilesuar si pjese e marreveshjes me LSI-ne, deputeti i Partise Socialiste, Ditmir Bushati shprehet se nuk ka asnje vendim per votimin e tyre nga opozita. Ne nje interviste dhene dje per gazetarin Blendi Fevziu ne emisionin “Opinion”, Kryetari i Komisionit te Integrimit ne Parlament, Bushati u shpreh se Kryesia e PS-se nuk ka marre asnje vendim per votimin e tre ligjeve. Ai ka shkuar dhe me tej ne qendrimin e PS, duke u shprehur se nuk ka asnje kushtezim per votimin e tyre. “Nuk ka asnje vendimmarrje tjeter nga Kryesia. Nese do te kishte vendimmarrje do te ishte bere njoftimi. Nuk ka nje vendim, nuk ka diskutim dhe as kushtezim per votimin e tre ligjeve”, u shpreh dje Bushti. Bushati ka shtuar se duhet nje mekanizem kompromisi mes paleve, pasi nuk eshte thjesht problem votimi i 3 ligjeve, apo 30 te tilleve. “Nuk kemi thene se nuk votojme ligjet se nuk respektohet ligji. Absolutisht qe ligjet nuk respektohen, duke pare edhe ceshtjet me standarde dhe bazike. Nuk ka kushtezim per kete ceshtje. Shqiperia ka nevoje per ligje me te mire. Shqiperise nuk i duhen domosdoshmerisht 3 apo 30 ligje me te mire. I duhet nje mekanizem kompromisi qe do te miratoj zbatimin e ketyre ligjeve”, u shpreh Bushati. Lidhur me nje kthese te mundshme nga ky qendrim ne seancen e dites se enjte, Bushati tha: “Sot (dje) eshte e marte. Ne politiken shqiptare ka shume zhvillime, disa here dramatike, disa here te pritshme. Ne nuk kemi nje vendim sot per kete ceshtje, sepse nuk eshte bere objekt diskutimi. Nese neser ka nje zgjidhje per qarkun Fierit, apo ka situate te re politike persa i perket zbatimit te ketyre vendimeve, te enjten keto ligje mund te votohen. Sot une nuk di te ke ndonje reflektim nga ana e qeverise, apo faktore te tjere te politik te kene reflektim per kete ceshtje”. Ai ka refuzuar te komentoj me detaje aleancen me LSI, duke u shprehur se nuk ka ende nje marreveshje, por vetem nje ftese te PS-se dhe pritet nje pergjigje nga LSI. “Duhet qe nga momenti i fteses te shkojme te brendia. Cili do te jete kuadri qe do t’i bejne palet bashke dhe me pas do te flasim per strategjine e re elektorale”, tha Bushati. Deputeti i PS-se ka folur dhe per qendrimet qe ka shkaktuar krijimi i koalicionit per ceshtjen e 21 janarit. “Eshte nje pike e pakundershtueshme e programit tone. Ne do te krijojme kushte qe te behet drejtesi e plote per 21 janarin”, u shpreh Bushati. Bushati ka folur dhe per largimin e Asllan Dogjanit nga Partia Socialiste. Ai u shpreh se vendimi i tij ishte personal dhe nuk lidhej me afrimin e PS me LSI. “Largimi i z. Dogjani lidhet me ceshtjen qe ka te beje me kandidimin ne Qarkun e Kukesit”, u shpreh Bushati. Deputeti i PS-se ka folur dhe per qendrimin qe opozita do te mbaj per akuzat qe i kane bere LSI-se. “Une u qendroj akuzave qe kam bere per Ministrine e Jashtme. Une u qendroj akuzave per nepotizim, por duhet te jemi te qarte se nepotizmi nuk erdhi vetem kur erdhi LSI-ja ne pushtet”, tha ai. Po ashtu Bushati u shpreh se do te rishikohen dhe koncesionet dhe situata ne shendetesie, duke u qendruar premtimeve per Rilindjen. “Ne do te rishikojme te gjitha koncesionet. Eshte qendrim per te ndryshuar sistemin. E njejta gje ne shendetesi. Degradimi ne shendetesi nuk erdhi ne vitin 2009. Ne flasim per nje sistem krejt tjeter”, u shpreh dje Ditmir Bushati.