Zogaj: I kam komunikuar largimin nga koalicioni Rames
Aleati i Partise Socialiste, Prec Zogaj ka reaguar ashper kunder afrimit te LSI-se ne koalicion me PS. Ne nje interviste dhene dje per televizionin “ABC News”, Zogaj u shpreh se i ka komunikuar largimin nga koalicioni i PS-se kryesocialistit Edi Rama. “I kam derguar leter per largimin nga koalicioni i PS, Rames. Ja kam nisur me poste elektronike dhe me leter te printuar. Shpresoj ta kete marre. Me afrimin e Metes, Rilindja ra. Opozita dhe Rilindja kane qene opsioni i anti-regjimit. Me Meten, nje pjese e regjimit eshte brenda PS”, u shpreh Zogaj. Me heret, ne nje deklarate per mediat, Zogaj u shpreh se me afrimin e LSI-se, ai personalisht nuk ka me arsye te jete ne tryezen e kryesocialistit Edi Rama. Zogaj u shpreh se me afrimin e Metes ne koalicion, bien shume nga kauzat e Partise Socialiste dhe opozites se kater viteve te fundit. “Ky lloj koalicioni, ka disa efekte qe duhen mbajtur shenim. Bie opozita e bashkuar si nocion, bie katervjecari politik, bie “rilindja”, si emri i alternatives socialiste, bien ne idete e aleances anti-regjim, bie kuptimi i gares politike si nje gare midis opozites dhe qeverise, sepse tani jane perzier te gjithe filmat dhe mbetet per t'u percaktuar cfare lloj gare do te bejne", tha Zogaj. Ai ka shtuar se me kete koalicion nuk ka me rilindje, sic ka premtuar kreu i PS.