E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paditë civile, një gjykatë për popullin, një për deputetët

Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka thyer këto dy vite rekordin jo vetëm për numrin e padive civile për fyerje të paraqitura në Gjykatën e Tiranës, por edhe për shumën që ajo ka marrë si dëmshpërblim. Me 1 milion lekë gjobë që gjykata dënoi Erjon Braçen të enjten, shuma e dëmshpërblimeve që Vokshi ka marrë në dy vite shkoi në plot 7.333.333 milion lekë të reja.

Betejat gjyqësore të fituara në vitin 2011 kishin si humbës deputetët  Sajmir Tahiri, Eduart Shalsi dhe Artan Gace dhe së fundit deputetin tjetër po të Partisë Socialiste Erjon Braçe. Ndërkohë vazhdon telenovela Vokshi e padive për shkaktim dëmi jopasuror me deputetët Vasilika Hysi, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Taulant Balla dhe Eltar Deda.

Të drejta apo jo vendimet, kjo është një çështje që i takon gjykatës. Por ajo çka bie në sy në këto çështje është se ato janë zgjidhur brenda ose shumë pranë mesatares së përcaktuar për çështje të ngjashme. Dosjet e deputetes Vokshi,  Gjykata e Tiranës ka arritur ti mbyll përkatësisht për 227, 403 dhe 511 ditë. Krahasuar më mesataren prej 385 ditësh të këtyre çështjeve, ky është një rekord pozitiv i gjykatës. Ndërkohë që dosjet në gjykim janë që të gjitha paralelisht me 512 ditë.

Gazeta IDEA ka bërë publike në disa shkrime rradhazi proçeset e tejzgjatura nëpër të cilat kalojnë qytetarët shqiptarë për të marrë dëmshpërblimin për dëmet pasurore dhe jopasurore.  Shtyrjet e shumta të seancave gjyqësore për mungesë të trupit gjykues, të ekspertit apo motive të tjera teknike i kthejnë këto proçëse në makthe të qytetarëve edhe në rastet kur ato kërkojnë një të drejtë legjitime. Ndërkohë duket se e kundërta ndodh me deputeten Vokshi e cila në vetëm dy vite ka arritur të mbyll 4 çështje dhe të dëmshpërblehet me 7.333.333 milion lekë të reja.

Gjykata e Tiranës mesa duket e ka më të thjesht të vërtetojë një shpifje dhe të përkthejë në shifra dëmin në cënimin e dinjitetit sesa të vërtetojë vdekjen apo dëmin e shkaktuar nga një aksident automobilistik dhe ti detyrojë kompanmitë e sigurimeve tu paguajnë dëmin qytetarëve sipas kontratës./IDEA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›