E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: PS në Kuvend për integrimin europian

TIRANË Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati, deklaroi dje se opozita ndodhet në Kuvend sepse është e interesuar për integrimin europian të Shqipërisë. “Kemi qenë, jemi dhe do të japim kontributin tonë për këtë proçes që shkon përtej ndasive politike. E kemi bërë që në dhjetorin e 2010-s, një muaj pas publikimit të opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë, me një rezolutë e cila u hodh poshtë në mënyrë kokëfortë nga mazhoranca parlamentare. Dhe ja ku jemi sot, një vit më pas. Në gjykimin tonë, asnjë nga këto kritere të caktuara nga BE-ja, nuk janë përmbushur. Nuk do të keni luksin të gjeni opozitën shqiptare që mund të fërkojë duart nga dështimi i Shqipërisë në proçesin e integrimit europian”, është shprehur Bushati. Deputeti i PS-së e konsideron integrimin evropian si përputhje vullnetesh. “Opozita shqiptare është duke punuar intensivisht dhe është duke nxitur çdo segment të qeverisë, për të përmbushur detyrimet që burojnë nga proçesi integrimit europian...”, -tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›