E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Lushnje-Berat, 1 i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnje-Berat.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshtatit Stan Karbunarë ku një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një automjet.
 

Mësohet se drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
 

Gjithashtu policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës si dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›