E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Bulqizës në protestë

Rreth 700 minatorë në minierën e nxjerrjes së kromit në Bulqizë kanë nisur sot një protestë ndërsa kërcënojnë se këto protesta do të vijnë duke u përshkallëzuar nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
 

Minatorët kërkojnë përmirësim të kushteve të punës, ngritje të pagave, ulje të moshës së pensionit deri në 50 vjeç ndërsa kërcënojnë se do të futen në grevë urie nëse nuk plotësohen këto kërkesa.
 

Ndërkohë minatorët e Bulqizës mbështeten edhe nga matalurgët e Uzinës së ferrokromit në Burrel dhe Elbasan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›