“PS, s’ka mundesi ligjore per perseritje te zgjedhjeve”
Ndonese Partia Socialiste ndodhet prej javesh te tera ne polemika te brendshme per pranimin ose jo te humbjes se zgjedhjeve dhe bashkise se Tiranes me 8 maj, ekspertet ligjore thone se Kolegji Zgjedhor nuk ka asnje mundesi per te vendosur riperseritjen e zgjedhjeve ne kryeqytet. Sipas deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, logjika ligjore e tejkalimit te afateve per te pretenduar pavlefshmeri, e ben edhe Ramen qe, realisht te mos e besoje se Tirana do t’i nenshtrohet serish nje votimi per kryetar bashkie. Alibeaj perjashton cdo mundesi ligjore qe mund te conte Tiranen ne rivotim. Qe kjo te ndodhte, duhej te Kolegji te shpallte pavlefshmerine e 8 majit ne kete bashki, por leximi i ligjit, i nenit 162 sipas z. Alibeaj, e perjashton nje mundesi te tille. “Kushti i pare, duhet te ekzistojne cenime ligjore. Kushti i dyte, eshte qe te kete ndodhur fatkeqesi natyrore. Dhe i treti qe te kete ndodhur nderprerje e procesit zgjedhor ne njesite perkatese per te cilat kerkohet rivotimi apo pavlefshmeria. Qe te kete pasur cenim ligjor, nuk eshte argumentuar nje gje e tille, qe mund te kete ndikuar ne ndarjen e mandateve. E shoh juridikisht, emocionalisht ftohte, qe nuk ekziston asnje lloj mundesie teorike per te cuar bashkine e Tiranes si njesi zgjedhore, ne rivotim”, tha shpreh Alibeaj ne nje prononcim per televizionin “Abc News”. Sipas tij, opsionin per rivotim nuk e beson as vete kreu i Partise Socialiste. Deputeti demokrat e lidh kete me qendrimin e Rames ndaj procesit, atehere kur rezultati paraprak e tregonte ate fitues me 10 vota. “Z.Rama, apo edhe te tjere rreth tij, kane kerkuar ate qe quhet “rezultatin e tyre te famshem prej 10 votash”... Qe do te thote se ata ishin ne rregull ne nje moment te pare, per permbushjen e standardeve zgjedhore te procesit te 8 majit, proces zgjedhor qe ka prodhuar kete rezultat. Ndersa ne momentin e dyte, kerkohet pavlefshmeri e zgjedhjeve. Dhe ne duhet te zgjedhim perfundimisht dhe ne fakt duhet ta kishin zgjedhur kohe me pare nese do te kerkonin pavlefshmerine e zgjedhjeve, pra rivotimin, apo do te ndiqnin, sic edhe ndoqen realisht, ceshtjen e atakimit te rezultatit zgjedhor”, shprehet Alibeaj. Ai argumenton se vec mos kerkeses me pare te kesaj procedure nga PS-ja, fakt tjeter eshte dhe tejkalimi i afatit, per te kerkuar pavlefshmeri. “Kete ndarje te madhe duhet ta kishin bere procedurialisht, meqe jemi duke folur per procedure, deri ne momentin e dates 27 maj, e fundja e fundit moment kohor tek te cilat nje pale mund te beje ndarjen e madhe, te atakoje procesin per pavlefshmeri, apo te atakoje rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai. Sipas Alibeajt, kauzen e pavlefshmerise selia roze nuk mund ta perfitoje as me mosrakordancen e shifrave. Alibeaj flet dhe per pretendimin e socialisteve se jane hedhur vota ne kuti, pas procesit te votimit. “Nese do te pranonim edhe njehere qe keto flete votimi te jene hedhur me vone, i vetmi moment kur mund te ndodhe kjo eshte procesi i numerimit nga grupet e numerimit. Por ketu ka nje problem: Grupet e numerimit a nuk kane qene te perbera nga anetar te PS dhe nga anetare te PD, ne barazi te plote numerike? Per me teper, a nuk ka qene i vezhguar rreptesisht numerimi? Cfare do lloj aludimi per manipulim, sipas pretendimeve te z.Rama do te duhet te kete ndodhur para dates 23 maj”, tha Alibeaj. Per deputetin demokrat kryetari i Partise Socialiste me gjithe qendrimin e tij, ku deshmon se kerkon te beje pis procesin, nga i cili per shkak te qytetareve doli humbes. Ai akuzon kreun e selise roze per qasje negative dhe kercenuese ndaj institucioneve. “Te vazhdosh te kercenosh, shantazhosh institucionet e pavarura, sistemin gjyqesor, nuk eshte gje tjeter, vecse nje qasje me negative per mos respektim ndaj ligjit, ndaj institucioneve dhe ndaj komunitetit nderkombetar. Kjo eshte humbja qe eshte duke konsumuar aktualisht z.Rama edhe ne daljen e tij (gjate punimeve te Asamblese)”, thote Alibeaj.
PS per rivotimin
Juristet e Partise Socialiste kane kerkuar ne Kolegjin Zgjedhor pavlefshmerine e zgjedhjeve ne 284 qendra votimi ne Tirane. Sipas tyre parregullsite ne keto qendra do te sjellin dhe rivotimin. Pavaresish mungeses se bazes ligjore, per kete ceshtje ka folur per here te pare dhe kreu i PS-se, Edi Rama ne mbledhjen e Asamblese Kombetare. Ai u shpreh se ishte gati per nje rivotim ne kryeqytet. “Si fitimtaret e zgjedhjeve, por edhe ne emer te interesit publik e kombetar per te mos lejuar qe kriza e zgjedhjeve te thellohet ne Shqiperi , perkundrazi, per te mundesuar daljen nga kriza e zgjatur prej dy vjetesh, ne jemi gati te rikthehemi para popullit sovran te Tiranes per nje rigjykim permes votes”, u shpreh Rama dy dite me pare.
Q.Xh
PS per rivotimin
Juristet e Partise Socialiste kane kerkuar ne Kolegjin Zgjedhor pavlefshmerine e zgjedhjeve ne 284 qendra votimi ne Tirane. Sipas tyre parregullsite ne keto qendra do te sjellin dhe rivotimin. Pavaresish mungeses se bazes ligjore, per kete ceshtje ka folur per here te pare dhe kreu i PS-se, Edi Rama ne mbledhjen e Asamblese Kombetare. Ai u shpreh se ishte gati per nje rivotim ne kryeqytet. “Si fitimtaret e zgjedhjeve, por edhe ne emer te interesit publik e kombetar per te mos lejuar qe kriza e zgjedhjeve te thellohet ne Shqiperi , perkundrazi, per te mundesuar daljen nga kriza e zgjatur prej dy vjetesh, ne jemi gati te rikthehemi para popullit sovran te Tiranes per nje rigjykim permes votes”, u shpreh Rama dy dite me pare.
Q.Xh