Bushati: Zbatimi i raporit të KE të nis nga Basha e Mediu
“Të dorëzojë para drejtësisë ministrat Mediu e Basha në mënyrë që opinioni publik shqiptar dhe ai ndërkombëtar të marrë përgjigje përfundimtare për personat përgjegjës të krimit shtetëror të Gërdecit dhe gropës megakorruptive të segmentit Rrëshen Kalimash”, iu drejtuar kryeministri deputeti Bushati.
Ai tha më tej, se duhet të zbatohen të gjitha vendimet e gjyqësorit në lidhje me administratën publike dhe të dorëzojë para drejtësisë të gjithë zyrtarët e lartë që duke abuzuar me taksapaguesit shqiptarë paguajnë tre persona për të njëjtin vend pune.
Gjithashtu, Bushati ka kërkuar që qeveria të “heqë dorë nga dhunimi sistematik i institucioneve të drejtësisë në mënyrë direkte dhe indirekte, pasi reforma në këtë sektor jetik nuk duhet kuptuar si një reformë numrash në Kuvend në favor të pushtetit, por një reformë që të ndajë një herë e mirë shtetin nga pushteti”.