E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë me intensitet negociatat në Qipro

Liderët në zonën asnjanëse të Lefkoshes u pritën nga shoqatat e shoqërisë civile turke dhe greko-qipriote me pankarta ku shkruhej se "edhe ne jemi dakord me procesin e paqes".

Në Qipro liderët u pritën nga më shumë se 50 përfaqësues të shoqatave të shoqërisë civile turke dhe greko-qipriote. Në këtë aktivitet më parë si "shenjë e paqes", u mbollën fidanët e ullirit.

Fidanit të mbjellur nga Talati i hodhi dhe Kristofijasi, kurse atij të mbjellur nga Kristofijasi, i hodhi dhe Talati.

Shoqatat e shoqërisë civile turke dhe greko-qipriote, në komunikatën e përbashkët cilësuan se "Mbështesnin kurajon dhe nismat e liderëve, si dhe përpjekjet e tyre për një Qipro të Bashkuar".

Lideri greko-qipriot Kristofijas, tha se në rrënjë të çështjes së Qipros janë të fshehuera edhe përleshjet e forcave të jashtme, kurse Talati u shpreh se pa mbështetjen e arenës ndërkombvëtare ishte shumë e vështirë të zgjidhej çështja e Qipros.

Presidenti Talat, pas takimit, deklaroi se ishin përafruar në temën e "Qeverisjes federale", por se ende nuk kishin arritur në ndonjë rezultat.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›