Bushati i U-21 shpall 22 të besuarit e tij

Trajneri i skuadrës kombëtare U-21, Artan Bushati, ka nxjerrë sot listën e 22 lojtarëve, të cilët do të thirren për ndeshjen kundër Sllovakisë, më 16 gusht. Ndeshja është e vlefshme për kualifikueset e kampionatit evropian, për të cilat skuadra e Bushatit do të luajë kundër Sllovakisë, në Senec, dhe kundër Spanjës, në Tiranë, më 2 shtator. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Bushatit që nga koha kur z
zëvendësoi Hasan Likën në krye të kombëtares U-21. Bushati ka bërë disa grumbullime deri tani, për të njohur kandidatët dhe tashmë i ka nxjerrë të besuarit e tij, por ndërkohë, nga lojtarët që i pëlqejnë atij mungojnë ata që ende nuk kanë pasaportën shqiptare. Grumbullimi i ekipit do të bëhet në datën 7 gusht 2006, në orën 17:00, përpara stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", prej nga grupi i kuqezinjve do të niset drejt qendrës strëvitore të Kamzës.
22 lojtarët e thirrur nga trajneri Bushati janë:
Andrea Koliqi Selanik
Olsi Bishani Vllaznia
Xhimi Tufina SRL Savona
Andi Lila Besa
Erjon Dushku Kastrioti
Dritan Smajli Besëlidhja
Vangjel Mile Konvsinger
Besjan Celiku Tirana
Bledar Hodo Teuta
Renato Arapi Besa
Emiljano Veliaj Besa
Gentian Muca Bonner
Reztajld Agolli Skënderbeu
Elis Bakaj Partizani
Gilman Lika Vllaznia
Egert Kuci Elbasani
Alsidi Tafili Vllaznia
Oriad Abazaj Shkumbini
Denis Mema Apolonia
Eleandro Pema Dinamo
Mirel Cota Ivrea Torino
Bledjon Guga Flamurtari