Gjyqtari Jareci në Drogeda-Start

Gjyqtari shqiptar i FIFA-s, Sokol Jareci, është emëruar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen midis Drogeda Junajtid të Irlandës kundër IK Start të Norvegjisë. Takimi do të jetë i vlefshëm për turin e dytë të Kupës UEFA dhe do të luhet të enjten e ardhshme, më 10 gusht, në Irlandë. Asistentë të Jarecit do të jenë Arben Pregja dhe Gerald Qirici, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Sokol Cekaj.