Bariç, Donadoni dhe Dunga në premierën e tyre

Krotati 74-vjecar Oto Baric, që drejton përfaqësuesen shqiptare nga 1 korriku ka fatin të bashkohet me trajnerë të ekipeve më të mëdha në botë si Italia (kampione bote) apo Brazili (rekordmen) në premierën e parë të tyre me ekipet që ata drejtojnë.
Nëse Baric i Shqipërisë së vogël do të ndeshet më një nga ekipet më modeste në Botë, sic është San Marino, po më 16 gusht do të përballet me kundërshtarin e parë të tij Kroacinë e trajnerit të ri Slaven Bilic edhe trajneri i porsaemëruar i Italisë, Roberto Donadoni. Në të njëjtën ditë, edhe trajneri i Brazilit, Dunga do të ketë premierën e tij kundër Norvegjisë, ndërsa ka thirur një ekip eksperimental.
Nëse Donadoni është pasues i një trajneri kampion bote si Marcelo Lipi, dhe Dunga zuri vendin e trajnerit të dështuar Karlos Alberto Parriera, Baric do të ulet në pankinë e refuzuar të rekordmenit absolut të sukseseve me ekipin shqiptar, gjermanin Hans Peter Brigel.
E mërkura e 16 gushtit përbën premierë për shumë trajnerë: Leon Benhaker i Polonisë, Gus Hidink i Rusisë.
Franc Hoxha