E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana-Kayeserispor, treshe hungareze

Hungarezi Ferenc Bede do të gjykojë ndeshjen e turit të dytë të Kupës UEFA midis Tiranës dhe Kaizerisporit, të enjten më 10 gusht, ora 17:30, në stadiumin "Selman Stërmasi" Në përplasjen midis bardhebluve dhe turqve, hungarezi do të ketë ndihmës Tibor Vamos dhe Peter Hegyi, ndërkohë që gjyqtari i katërt do të jetë Istvan Meszaros. Për ndeshjen e kthimit, në Turqi, UEFA nuk i ka caktuar ende gjyqtarët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›