E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati nis grumbullimin treditor me Shqipërinë U-21

Tiranë - Artan Bushati ka nisur punën treditore me futbollistët e ekipit shpresa që luajnë në kampionatin tonë. Tekniku shkodran ka përfituar nga ndeshja e kombëtares shqiptare me Maltën për të bërë këtë grumbullim me të rinjtë.

Skuadra e shpresave është mbledhur dje në mesditë përpara stadiumit “Qemal Stafa”, dhe më pas është nisur drejt Kamzës, ku ka vazhduar stërvitjen e parë në kompleksin e përfaqësueseve.

Ndeshjen e parë për eliminatoret e europianit 2011 Shqipëria U-21 do ta luajë kundër Skocisë në Tiranë në datë 28 mars. Shqipëria bën pjesë në grupin e 10-të eliminator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›