Busheku, perla turistike e Elbasanit
Autori i Lajmit: red.
Banorët e Elbasanit e quajnë veten me fat që natyra u ka dhuruar një pasuri natyrore si ajo e Bushekut, një zonë e mbushur me rrepe shekullore dhe me burime të ftohta ujore. Vetëm 9 km larg qytetit të Elbasanit, Busheku, një nga pikat historike e turistike më të veçanta të këtij rajoni, vazhdon të jetë një nga vendet më të preferuara tradicionalisht nga elbasanasit, pavarësisht mungesës së investimeve që më së shumti janë privuar nga problemet e pronësisë. Vendasit të thonë se, së pari, duhet të investohet në rehabilitimin e pak kilometrave rrugë, por edhe në ngritjen e godinave akomoduese, të cilat do të rrisnin numrin e turistëve vendas dhe të huaj. Pavarësisht problemeve, përpjeket në këtë drejtim kanë nisur. Një biznesmen elbasanas ka ndërtuar së fundi një kompleks pishine në Bushek, i cili çdo fundjavë tejmbushet nga pushuesit. Vendasit shprehen të bindur se nuk do të jetë e largët dita që pika turistike e Bushekut do të kthehet në një perlë të vërtetë të turizmit shqiptar.
Busheku, probleme me pronësinë
Busheku ndodhet në jug të qytetit të Elbasanit, në luginën e Shkumbinit, në të majtë të rrjedhës së tij, në fshatin Shushicë, të komunës me të njëjtin emër. Është një pikë turistike me burime të shumta ujore, ku veçohet një burim karstik me prurje 70 litra në sekondë, që del rrëzë një shkëmbi gjigant. Rruga nga Elbasani deri në segmentin rrugor Kryqëzimi i Cërrikut është rikonstruktuar totalisht me iniciativën e ish- kreut të Bashkisë së Elbasanit, Ardian Turku. Më pas rruga paraqet probleme, për shkak të mungesës së investimeve, por që gjithsesi nuk i pengon banorët e zonës dhe rretheve të tjera që ta kalojnë fundjavën në këtë pikë turistike. Ndërkaq Busheku përjeton problemet e pronësisë. Në prag të përmbysjes së sistemit komunist aty filloi të ndërtohej një kompleks gjigant, i cili nuk arriti të përfundonte. Ajo pjesë që u ngrit me shumë mundim jo vetëm që u shkatërrua, por edhe u shoqërua me konflikte pa fund lidhur me pronësinë e tokës. Probleme me pronësinë kanë lindur dhe në disa pika të tjera të zonës së Bushekut, duke penguar kësisoj dhe investimet.
Elbasani, rajon me potencial turistik
Zona e Elbasanit shquhet për potencialin turistik, falë pozitës gjeografike të favorshme, larmisë së mikroklimës, pasurive të shumta ujore, larmisë së formave të relievit të shoqëruar me një botë të pasur bimore dhe shtazore. Në këtë rajon numërohen shumë pika karakteristike tradicionale, ndër të cilat përmendet Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Ullini i Qejfit, Burimi i Bankës, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës etj. Por mbi të gjithë veçohen liqenet e Dumresë, Llixhat e Elbasanit, Gjinari dhe Busheku. Kësisoj, turizmi në zonën e Elbasanit është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni.
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008