Restaurohet Gjirokastra, s preket arkitektura mesjetare
Autori i Lajmit: red.
Të gjitha objektet që janë në restaurim në qendrën historike të Gjirokastrës, duhet t i nënshtrohen këtij procesi në përshtatje me arkitekturën mesjetare; sipas ekspertëve të UNESCO-s, me qendër në Venecia (Itali), të cilët ditët e fundit kanë inspektuar zbatimin e projektit “Restaurimi i Qendrës Historike të Gjirokastrës”. Projekti me vlerë 1.3 milion dollarë, financim i qeverisë shqiptare, po zbatohet nën kujdesin e UNESKO-s në shtatë objekte të kategorisë së parë në qendrën muzeale të qytetit në jug të vendit. Projekti nisi nga zbatimi në javën e dytë të muajit të kaluar dhe synon rikthimin në indentitet të objekteve monumentale si dhe rikonstruksionin e plotë të fasadës në Zonën Muzeale, pasuri botërore e UNESCO-s. Drejtori i Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Qytetit- Muze të Gjirokastrës, Rajmond Kola, konfirmoi të hënën për ATSH-në se “rekomandimi i ekspertëve të UNESKO-s ka si qëlllim kthimin e vlerave të humbura, si dhe mundësi për të thithur sa më shumë turistë vendas dhe të huaj. Sipas tij, specialistët e huaj rekomanduan edhe zhvendosjen e gjithë antenave satelitore dhe pajisjeve të kondicionerëve, pasi ato dëmtojnë dhe prishin imazhin e qytetit karakteristik. “Bashkia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës (IMK), Zyrën e Administrimit dhe Koordinimit të Qytetit-Muze të Gjirokastrës (ZAKQMGJ), si dhe me Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, duhet të përgatisë panele identifikimi të kuptueshme dhe të njëjta për të gjitha dyqanet, restorantet, hotelet etj”, - tha Kola, i cili shtoi se i takon pushtetit vendor të njoftojë të gjithë pronarët e ndërtesave ku do të kryhen punime, në mënyrë që të merret pëlqimi i tyre për kryerjen e tyre. Sipas ekspertëve të Organizatës së Trashëgimisë Botërore(UNESCO), pushteti vendor dhe tre institucionet e specializuara duhet të kujdesen që qepenat dhe tendat e të gjithë dyqaneve në pazarin karakteristik të jenë të të njëjtit material, ngjyrë dhe formë.
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008