Policia skuestron 56 kg marijuanë në 2 operacione
GJIROKASTËR- Sekuestrohen 50 kg marijuanë në Gjirokastër pranë fshatit Picar, ndërsa 6 kg të tjera janë sekuestruar po nga policia kufitare e Kakavijës, në autobusin e linjës Shkodër-Athinë. Sasia prej 50 kg marijuane u gjet në një automjet, i cili transportonte lëndën narkotike nga Lazarati në drejtim të Vlorës.
Policia i ka bërë shenjë drejtuesit të mjetit, shtetasit Donald Lika të ndalonte për t’iu nënshtruar kontrollit, por ai është larguar duke rrezikuar dhe jetën e punonjësve të policisë. Më pas ka braktisur automjetin dhe është larguar duke i shpëtuar prangave. Ndërkaq, një sasi prej 6 kg drogë është sekuestruar në autobusin e linjës Shkodër- Athinë.
Droga do të trafikohej në drejtim të shtetit grek dhe ishte fshehur në një valixhe rrobash. Policia e pikës kufitare të Kakavijës arrestoi drejtuesin e mjetit Selami Kalaja, pasi valixhja, ku u gjet droga, i përkiste atij.
(el.me/news24/BalkanWeb)