Bussines Monitor: Ja si do të jetë vlera e lekut më 2012
Sipas “Emerging Europe Monitor”, vendet në krizë të BE-së, me të cilat Shqipëria kryen tregtinë e jashtme, dhe kriza e brendshme politike janë dy faktorët negativë do të frenojnë rritjen ekonomike të vendit
Raporti i publikuar për ekonominë e Shqipërisë nga “Bussines Monitor” thekson se i sheh tëposhtë pritshmëritë për ekonominë shqiptare për sa i përket vitit 2012, për shkak të shqetësimit për borxhin sovran në eurozonë dhe krizës më të thellë ekonomike në Italinë e afërt; dhe një krizë politike e vazhdueshme, e brendshme. Rritja e vlerës së monedhës vendase kundrejt valutave të huaja do jetë e limituar. Monedha kombëtare lek, citohet në raport, ka mbetur gati e pandryshuar gjatë gjithë 2011-ës, duke parë si rrugëzgjidhje të ekonomisë vështrimin modest nga të ardhurat prej investimeve të huaja dhe kjo vetëm ka kompensuar një boshllëk të madh të llogarisë (parashikuar 11.3% e PBB-së). Raporti citon se janë riparë parashikimet e tyre në lidhje me shtrëngimin monetar të Bankës së Shqipërisë. Ky institucion, citohet në raport, duke dashur të frenojë riskun e investitorëve për shkak të dhimbjes nga kriza e borxheve në BE dhe konfliktit të brendshëm politik, nuk ka luajtur shumë me normën bazë të interesit. Kështu që të ardhurat financiare të mjaftueshme si instrument për të mbështetur fatin e lekut janë të pamundura për t’u materializuar. Ndërsa ishte parashikuar nga studiuesit që hartojnë raportin, një këmbim valutor ku të gjitha monedhat të këmbeheshin 93.50 kundrejt US$ në 2011, nuk rezultoi kështu. Raporti nënvizon se “shihen presione të vogla, të cilat kanë lidhje me valutën dhe besojmë që fusha më e pëlqyeshme për t’u përqendruar është tregtia. Në linjë me rritjen e PBB-së janë ndryshuar parashikimet për sa i përket politikës monetare të Bankës Qendrore. Ne tani presim që norma e interesit të qëndrojë në 5.25%, pa ndonjë ndryshim të madh në 2012-ën. Ne mendojmë se duhet të ketë një shtrëngim monetar këtë vit. Shqipëria vazhdon të ketë një deficit tregtar të lartë tregtar, i cili paraqet një risk të madh makroekonomik për qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit dhe eviton rritjen potenciale për lekun”, thuhet në raport. Nga ana tjetër, të ardhurat nga jashtë dhe ato nga taksat dështuan të mbulonin deficitet e krijuara në ekonomi dhe në buxhet, citohet në raport. Raporti argumenton ecurinë e ekonomisë, duke argumentuar në dy këndvështrime. Së pari, duke iu referuar borxheve sovrane në Europë, të cilat do të ulin të ardhurat nga investimet e huaja në të gjitha vendet e rajonit, veçanërisht duke marrë parasysh që këto vende janë burimi kryesor për të ardhurat nga investimet e huaja për Shqipërinë. Dhe mbi të gjitha, kriza e brendshme politike që mbylli jetën parlamentare aktive që prej qershorit 2009 dhe që u thellua më vonë, çka ka ndikuar në rënien e të ardhurave direkte në ekonomi, kryesisht nga investimet e huaja..
Treguesit 2009 2010 2011 2012
PBB reale rritja në % 3.4 3.9 3.6 3.7
Balanca e buxhetit, % e PBB -7.0 -3.1 -4.2 -4.5
Çmimi i konsumit, % 3.7 3.3 4.0 3.5
Kursi i këmbimit të gjitha/US$, 95.90 103.50 102.30 103.32
Kursi i këmbimit të gjithë/EUR, 121.79 138.45 146.29 138.45
importi, US$ 4.3 4.3 4.8 4.9
eksportet, US$ 1.1 1.6 1.8 1.9
Balanca tregtare, US$ -3.2 -2.8 -3.1 -3.0