Raporti: Turizmi, fusha që do të ndihmojë ekonominë
Duke iu referuar shifrave të deklaruara nga kryeministri Berisha në lidhje me prurjet turistike të verës 2011, raporti i “Bussines Monitor” thekson se me një përmirësim makroekonomik në vendet e BE-së, mundësitë e udhëtimit drejt vendeve atraktive të Ballkanit do të rriten prej turistëve. Sipas raportit të publikuar në fund të 2011-ës, turizmi parashikohet të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe të nxisë rritjen ekonomike. Kryeministri Berisha deklaroi në gusht se vendet e bregdetit të Adriatikut u vizituan nga 2.15mln turistë individualë, me një rritje prej 400 000 krahasuar me vitin paraardhës.