Busta vjen sot në Kosovë

(E plotësuar) Reperi amerikan Busta Rhymes do të ateroj sot në Prishtinë në orën 14:25.
Pas një diskutimi që kanë bërë organizatorët me menaxherët e reperit thuhet se Busta nga Budapesti do të ateroj sot në Prishtinë.
Njëri prej organizatorëve, Ardin Badivuku e ka konfirmuar për Express se ata janë marrë vesh që Busta të vijë sot në Prishtinë dhe ai do të ateroj në aeroportin e Prishtinë.
“Busta do të vijë në aeroportin e Prishtinës në ora 14:25 ku do të vijë nga Budapesti”.
Mësohet se koncerti i mbrëmshëm është anuluar për shkak të disa problemeve që Busta kishte pasur gjatë fluturimit me aeroplanin e tij.
Po ashtu, organizatorët kanë bërë thirrje që të gjithë ata që kanë pasur biletat mund të vinë në koncertin e reperit.
Anulohet koncerti i Busta Rhymes
Reperi Busta Rhymes nuk ‘zbarkoi’ në Prishtinë.
Adhuruesit e tij mbetën të zhgënjyer kur njëri nga organizatorët e koncertit, Drin Zatriqi njoftoi se reperi nuk do të performojë të hënën në sallën “1 Tetori”.
Sipas Zatriqit, nuk dihen arsyet e mosardhjes së Busta Rhymes, i cili deri në orën 20:00 nuk kishte paralajmëruar anulimin e koncertit.
Pritet edhe një mundësi për zhvillimin e koncertit të martën mbrëma, ndërsa në të kundërtën sipas organizatorëve, paratë e biletave do t’iu kthehen të gjithëve atyre që kishin shpresuar se do ta shihnin live njërin nga reperët më të mirë.