E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti, luledielli për pastrimin e Fukushimës

Fusha me luledielli për të pastruar tokën e kontaminuar në afërsi të centralit bërthamor në Fukushima. Ideja është e një grupi studiuesish nga Japonia.

Sipas tyre, lulet e diellit mund të thithin ceziumin radioaktiv vdekjeprurës emëtuar në hapësirë e tokë  pas avarive në centralin bërthamor në Fukushima.

Projekti ekologjik kryesohet nga një grup shkencëtarësh që kanë bërë studime në hapësirë  nëpërmjet agjencisë hapësinore të Japonisë, JAXA.

“Ne jemi ende duke planifikuar projektin tonë dhe strukturën se si do të funksionojë- tha njëri nga studiuesit Shimbun Yomiuri Yamashita.

Ai tha, se të mbjellat pritet të nisin në vjeshtë, dhe ne mendojmë që në këtë projekt të përfshihen sa më shumë njerëz.

Një eksperiment i tillë është bërë dhe në kohën e katastrofës së Çernobilit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›