E Diel, 1 Nëntor 2026

Tombazis Nuk kemi kopjuar vetem Red Bullin

Shefi i dizajnit te Ferrarit Nikolas Tombazis ne nje interviste qe dha dje per revisten Autosprint pohoi se vetura e re do te jete nje mjet i afte qe te konkurroje ne te gjitha cmimet e medha

Edhe pse na ndajne rreth tri muaj nga fillimi i Boterorit te Formules 1 duket qarte se shtepite automobilistike jane gati te nisen nje kapitull te ri te historise se kesaj disipline. Dje ne nje interviste te dhene per revisten Autosprint ishte shefi i projektit te Ferrarit Nikolas Tombazis qe perfitoi nga rasti per te dhene disa detaje te krijeses se tij te re. 43-vjecari nuk nguroi qe te thoshte se vetura e re do te jete nje makine origjinale dhe se nuk do te ngjante aspak me ate te Red Bullit. Sigurisht qe konkurrencen nuk mund ta injorojme. Nese Red Bulli ka korrur mjaft suksese ne nuk mund te themi Do te merremi vetem me punet tona. Keshtu nuk shkohet gjekundi - tregoi dizenjuesi grek.

Jo vetem Red Bulli

Tombazis la te kuptohej se krijesa e re nuk ishte ngritur duke iu referuar vetem vetures se Red Bullit ne dy vitet e fundit ka fituar si kampionatin per pilote edhe ate per konstruktore. Nuk eshte vetem Red Bulli vetura qe ka sjelle zgjidhje te reja mjaft interesante. Edhe veturat me te ngadalta kane sjelle shume risi qe ja vlen ti marresh ne konsiderate. Gjithsesi une ju them se njevendeshja e 2012-s do te kete mjaft te reja pra qe do ti kemi vetem ne. Nuk do te ishte e drejte nese Ferrari i 2012-s do te quhej nje Red Bull i lsquolyer me te kuqe. Them se do te jete nje Ferrari ndryshe. Do te kete shume fusha qe do ndryshojne nga veturat e tjera. Kemi arritur qe te gjejme zgjidhje te reja. Nuk nguroj te tregoj se kemi marre edhe disa ide nga shtepite automobilitke te tjera. Do te jete nje miks interesant - tha Tombazis.

Te rejat

Me sa kuptohet ne Maranello nuk duan qe te ndjekin me sy mbyllur zgjidhjet teknike te perdorura vjet nga Adrian Njui dhe Milton Kejner tek Red Bulli. Ferrari kerkon qe te ndjeke disa rruge te reja. Inxhinieri grek shpjegon Objektivi yne eshte qe te shkojme ne Australi me nje veture konkurruese. Ne nuk duam qe kur te mberrijme atje te themi Jemi ende mbrapa. Ne duhet te jemi gati. Tani e kemi kuptuar se cfare nuk shkonte ne veturen e vjetshme. Ne fakt kishim mundesi qe te rikuperonim problemet qe me pare por vete nuk zgjodhem pasi me modifikimet e reja do te kishim sukses ne tri garat e fundit keshtu preferuam qe te mos conim dem energjite. Gjithcka mund te rikuperohej ne muajin shtator por ne zgjodhem qe te fillonim punen per veturen e re. Prandaj nga ai muaj ne vendosem qe te fillonim punen per veturen e re. Te njejten gje them se kane bere edhe rivalet tone. Ata nuk jane as budallenj e as te paditur. Mendoj se do te jene gati qe ne garat e para per te na sfiduar - perfundoi greku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›