Zjarr në një ndërtesë në Rusi, 9 të vdekur

Nëntë persona ku 7 prej tyre janë fëmijë kanë humbur jetën pasi zjarri përfshiu ndërtesën ku banonin afër qytetit qëndror rus, Perm.
Sipas zyrtarëve, të gjithë të vdekurit janë nga një familje.
Autoritetet thonë se zjarri ka shpërthyer sot në mëngjes, në një ndërtesë katërkatëshe në fshatin Mokhovoje afër Permit në Rusi.
Ndërkohë po zhvillohen hetime lidhur me këtë incident të rëndë.