SHBA: Dhuna e 21 janarit ishte e programuar, zhgënjim që PS nuk e pranon
“Pikepamja e Shteteve te Bashkuara eshte qe demonstrata e 21 janarit 2012, ne ndryshim nga duzinat e demonstratave te Partise Socialiste ne muajt apo vitet e fundit, ishte planifikuar qe te ishte e dhunshme”. Pohimin e beri z.Aleksander Arvizu, ambasador i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi. Ne intervisten dhene ne rezidencen e tij ne Tirane. analistit Janush Bugajski per televizionin “AS”, z.Arvizu tha se demonstrata “ishte planifikuar qe te provokonte nje reagim te forte nga forcat qeveritare dhe fatkeqesisht, ia arriti”. Kurse ve ne dukje se “kjo nuk eshte pranuar kurre nga Partia Socialiste” dhe mendon se ky mospranim “ndoshta eshte per vetembrojtje”. Duke evidentuar faktin se “Ben Blushi eshte ndoshta i vetmi deputet socialist, i cili iu afrua mjaft pranimit se u bene disa gjera qe nuk duhej”, z.Arvizu pranon: “Jam i zhgenjyer”. Dhe me tej qarteson: “Ky eshte nje ndryshim thelbesor ne interpretim midis asaj qe thone Socialistet dhe pikepamjes se Shteteve te Bashkuara”.
Cfare do te thonit ju per perparimin e Shqiperise me konsolidimin e demokracise? Eshte ngadalesuar ajo nga konfliktet partiake, dualiste e personale qe ne kemi deshmuar gjate 21 viteve te fundit?
Po, fatkeqesisht, keshtu duket te jete dhe duket se eshte mjaft e qarte kur sheh zhvillimet e fundit. Do ta konsideroja vitin 2009 nje pike kthese, ne kuptimin negativ. Ne 2009 Shqiperia dhe Kroacia u bene anetaret e 27-ta dhe 28-ta te NATO-s dhe bazuar ne ato qe kam lexuar dhe njerezit qe kam takuar, pati shume optimizem, nje ndjenje perparimi, sigurisht, me hyrjen ne NATO, dhe nje pershtypje se anetaresimi ne BE ishte shume afer. Per te qene te drejte ndaj Shqiperise, ato ishin dy vende shume te ndryshme persa i perket perparimit, pikenisjes se zhvillimit ne 2009. Kroacia kishte rrethana shume me te mira. Gjithsesi, mendoj se eshte e vlefshme qe te krahasohen te dyja deri ne nje pike dhe te shihet cfare ndodhi gjate dy viteve te fundit. Kroacia ka vazhduar te zhvillohet; eshte praktikisht ne BE. Kjo do te ndodhe brenda fundit te vitit. Dhe, sic ua kujtoj njerezve ketu, megjithese Kroacia ka qene ne nje pikenisje te ndryshme zhvillimi, i eshte dashur te kaperceje problemet e saj…
Perfshire luften...
…Perfshire luften, seriozisht. Dhe mendoj ndonjehere, dhe kjo eshte nje nga frustrimet e mia me te medha kur flas si me klasen politike shqiptare ashtu dhe me qytetaret e zakonshem, eshte perpjekja per ta pershkruar situaten ketu si unike ne tere universin. Po, gjithmone do te kete karakteristika te vecanta te vendeve, karakteristika kombetare, por, sinqerisht, ky nuk eshte fare justifikim per shkallen e polarizimit qe ekziston. Nuk ka justifikim per faktin qe levizja reformuese ka ngelur ne vend per dy vitet e fundit. Ne, Shtetet e Bashkuara dhe te tjera shtete te bashkesise nderkombetare jemi te vendosur te punojme me dhe te identifikojme partnere per ndryshim brenda vendit, si ata qe jane aktive brenda partive, ashtu dhe te tjere jashte tyre. Po harxhohet koha, sic thuhet.
Me lejoni t’i kthehem nje fushe shume specifike, perfshirja juaj personale per te asistuar, per te siguruar hetimin e duhur per ngjarjet e 21 janarit vitin e kaluar, gje qe kam degjuar te levdohet shume; e degjoj ngado. Keni besim se ky hetim – dhe kjo eshte dicka shume e rendesishme per te gjithe shqiptaret – do te mbyllet me nje qartesim te plote te asaj qe ndodhi gjate atyre ngjarjeve tragjike vitin e kaluar.
Epo, sic e vute dhe ju ne dukje, ajo ishte nje dite dramatike dhe ndodhi nje muaj pas ardhjes time ketu, pra nje ‘zgjim’ i vrazhde, nje tronditje e sistemit. Nuk dua t’i hyj historise, rrethanave si u perfshime, por ne ndjeme se ishte e domosdoshme. Dua te them se asistenca e FBI-se ne vecanti per disa ekspertiza do t’i shtoje besueshmeri provave qe po paraqiten. Hetimi vazhdon ende. Ne kemi insistuar qe, ne menyre qe te kete besueshmeri dhe t’i jepen pergjigje pyetjeve qe shqiptaret pyesin, “cfare ndodhi ate dite,” duhet te merret me vrasjet tragjike por edhe aspektet e organizimit, qellimin e organizimit si dhe zhvillimi faktik i vete demonstrates. Isha pak i shqetesuar me heret ne janar kur rezultatet fillestare dolen dhe pati disa sulme mjaft te ashpra mbi personin e Prokurorit te Pergjithshem dhe gjithashtu edhe Institucionin. E bera te qarte ne disa intervista se si cdo zyrtar tjeter publik ajo dhe Zyra qe ajo perfaqeson duhet te japin llogari per performancen e tyre; ata nuk jane ne ngarkim te vendit. Ata duhet te japin llogari si cdo zyrtar tjeter por eshte jashtezakonisht e padobishme per kedo nga qeveria qe te fyeje Zyren e Prokurorise, qe te vere ne pikepyetje kompetencat e tyre per te kryer hetimin. Keshtu qe m’u desh ta beja shume te qarte qe Shtetet e Bashkuara nuk e aprovonin kete. Me opoziten, duhet te jem shume i sinqerte, ka nje ndryshim kritik midis pikepamjes se opozites, pershkrimit te ngjarjeve nga ana e tyre, dhe asaj te Shteteve te Bashkuara. Pikepamja e Shteteve te Bashkuara eshte qe kjo demonstrate, ne ndryshim nga duzinat e demonstratave te Partise Socialiste ne muajt apo vitet e fundit, kjo ishte planifikuar qe te ishte e dhunshme; ishte planifikuar qe te provokonte nje reagim te forte nga forcat qeveritare dhe fatkeqesisht, ia arriti. Kjo nuk eshte pranuar kurre nga Partia Socialiste; ndoshta eshte per vete-mbrojtje, nuk e di cfare eshte. Ben Blushi eshte ndoshta i vetmi deputet socialist i cili iu afrua mjaft pranimit se u bene disa gjera qe nuk duhej. Jam i zhgenjyer. Secili mund te argumentoje pikepamjen e tij, por ajo qe dua t’i them dicka shikuesve tuaj eshte: ky eshte nje ndryshim thelbesor ne interpretim midis asaj qe thone Socialistet dhe pikepamjes se Shteteve te Bashkuara. Eshte nje rrefim i ndryshem.
Nga ana tjeter, mendoni se disa nga permiresimet qe nevojiten te behen nga pikepamja e kontrollit te turmave, parandalimi i rremujes, kontrollit nga ana e policise gjate protestave mjaft sensitive, momenteve sensitive?
Shume e vertete, megjithese, sic e dini, ceshtja e trajnimit te policise, kontrollit te turmave, kudo eshte nje ceshtje shume sensitive. Eshte nje ceshtje shume sensitive dhe ne Shtetet e Bashkuara gjithashtu. Do te them kete: per demonstraten e 21 janarit kishte shume zhurme ne formen e informacionit te sherbimeve, fjale se gjerat nuk ishin sic duhet, se ekzistonte potenciali per problem. Ne kemi nje pjese te projektit te Departamentit te Drejtesise se SHBA qe punon shume ngushte me Policine e Shtetit Shqiptar. Dhe eshte bindja ime sot e kesaj dite se ne planifikimin e demonstrates dhe, sigurisht, ne fazat e para te saj, policia performoi shume mire. Me trajnim te kufizuar, pajisje te kufizuara, eksperience te kufizuar per protesta vertet te dhunshme te ketij lloji, ata e perballuan mire. Por protestuesit ishin shume te vendosur, gazi lotsjelles mbaroi, uji i makinave mbaroi. Serish, kemi nje ndryshim ne rrefim: PS pretendon se ishte provokim i policise, por nese shikon regjistrimet, del qe nuk ishte fare keshtu. Vetem shihni regjistrimet, them. T’i kthehemi pyetjes tuaj, nje force policore efikase e afte qe te parandaloje shkaktaret e rremuajve, per te izoluar ata qe hedhin gure, apo ata qe hedhin molotov… Ne pergjithesi mendoj se kjo funksionon mire, por edhe reflekton nivelin e trajnimit, nivelin e zhvillimit…Mendoj se Policia e Shtetit po permiresohet; padyshim qe i ka nxjerre disa mesime… Por ne fund te fundit eshte ceshtje burimesh. Dhe sigurisht shpresohet qe, ndersa ecet perpara, nevoja per pergjigje te policise ndaj demonstratave te dhunshme te jete ne minimumin e mundshem…
Dhe sic e kemi pare ne disa vende fqinje si Greqia, shpesh nuk eshte e lehte te kontrollohen turmat, sidomos turma te inatosura.
Jo, nuk eshte.
Me lejoni te leviz drejt nje teme tjeter, do te thoja nje mangesi ne Shqiperi, e cila eshte vene shpesh ne dukje ngane Europa dhe Shtetet e Bashkuara eshte ceshtja e korrupsionit. Qartazi, korrupsioni zyrtar vonon perparimin e cdo vendi, politikisht dhe ekonomikisht, persa i perket reformave, modernizimit, dhe besimit tek statusi i zyrtarit. Shqiperia duket se eshte duke bere poshte ne Indeksin Global te Korrupsionit, te pakten sipas Transparency International. Eshte kjo situate ne pikepamjen tuaj duke u permiresuar apo duke u perkeqesuar dhe cfare nevojitet qe te behet? Nuk mund te eleminohet i gjithe korrupsioni por si mund te perballen me te dhe ta pakesojne ne nje shkalle te tille qe te mos nderhyje me procesin politik dhe ekonomik?
Eshte interesante; ne pyetjet tuaja te meparshme thashe se kam mospajtime thelbesore me opoziten persa i perket 21 janarit. Per ceshtjen e korrupsionit, kam mospajtime thelbesore me disa nga deklaratat e Qeverise per korrupsionin. I kuptoj disa nga hapat qe jane ndermarre dhe qe Kryeminstrit ne vecanti i pelqen t’i vere ne dukje, nisma e sportelit unik per bizneset, fakti qe me shume aktivitete prokurimi, mbledhje dhe deklarime taksash behen online, dhe kjo eshte provuar. Ne fakt Agjencia e Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar (USAID) ndihmoi ne zhvillimin e disa prej ketyre programeve. Eshte e qarte se kudo ne bote, perfshire Shqiperine, sa me shume te komjuterizohen keto sherbime, aq me mire. Pra, ka pasur perparim. Por mjafton t’i flasesh njerezve dhe t’i pyetesh: si eshte situata e korrupsionit? S’kam takuar ende nje person qe te me thoje: “E di cfare? Po permiresohet. Kete vit eshte pak me mire.” Jo. Shumica e njerezve thone se po perkeqesohet. Pak njerez thone se eshte njesoj. Pra ajo qe dua te ve ne dukje per qeverine eshte kjo: i kuptoj disa nga nismat qe po reklamoni dhe jam dakord se kane nje fare ndikimi. Por ju po humbni perceptimin se po e luftoni me efikasitet korrupsionin. Njerezit po behen gjithnje e me teper mosbesues. Ka nje ndjenje me te theksuar te kultures se mosndeshkueshmerise, te faktit qe nese je njeri me mjete ne dispozicion, i pasur, i fuqishem, me influence, te gjitha keto bashke, je praktikisht i paprekshem. Mendoj se po perkeqesohet, po.
Pra, praktikisht eshte nje ceshtje e shtetit ligjor. Me fjale te tjera, pavaresisht se cila eshte pozita juaj apo pasuria juaj, duhet te trajtohesh njesoj si cdokush tjeter para ligjit. Si mund te aplikohet kjo ne reformen gjyqesore? Ne fakt, sa ka perparuar reforma gjyqesore?
Mendoj se sistemi gjyqesor ketu eshte disfunksional. Nuk funksionon, megjithese ka ligje te mira, ka njerez qe jane te trajnuar mire. Ne po perpiqemi te gjejme menyra per te lehtesuar ngarkesen e sistemit gjyqesor. Eshte i mbingarkuar. Per kedo, nese je ambasador apo president kompanie, nese ke shume pergjegjesi, eshte normale qe te mundohesh te pakesosh ngarkesen e punes apo te delegosh keshtu qe te mund te fokusohesh ne gjerat me te rendesishme. Me kete doja te dilja tek projekt ligji per gjykatat administrative, te cilin ne e kemi mbeshtetur sepse ne kete moment, mesa kuptoj, ka nje numer te vogel gjykatesish dhe ata kane ngarkese te madhe. Do te ishte mire nese nje pjese e ceshtjeve qe sipas sistemit te SHBA i perkasin juridiksionit civil dhe jo atij penal te hiqen menjane. Pra mendoj se ka disa gjetje teknike te mirefillta dhe konkrete qe mund te ndihmojne. Por, kjo nuk merr parasysh ceshtjen me te rendesishme te shtetit ligjor, integritetin e sistemit gjyqesor. Ka disa probleme teper, teper madhore ketu. Eshte si puna e historise me vezen dhe pulen. Ceshtja eshte: ku fillohet? Me lejoni te pershkruaj shkurtimisht nje histori. Ne dhjetor mora pjese ne nje ceremoni diplomimi ne Shkollen e Magjistratures. Keta ishin shqiptare te rinj, 24, 25, 26, vjec te cilet do te behen prokurore e gjykates. Mendoj se pergjithesisht, nje apo dy mund te jene ata qe do te quheshin “molle te kalbura” apo ata qellimet e te cileve jane te dyshimta. Une dua te besoj se shumica e tyre – dhe ata jane me te miret e shoqerise shqiptare – jane patriote ashtu si bashkeqytetaret e tyre dhe ata duan ta bejne vendin me te mire. Por, mendoj me vete: kush do t’i mbroje ata kur te kene hyre ne sistem? Dhe ky eshte deshtimi kryesor i sistemit gjyqesor shqiptar sot: mungesa e mbrojtjes institucionale per kedo qe eshte pjese e sistemit. Nuk eshte ceshtje e nje, dy, tre, apo kater gjykatesish te keqinj, apo e Gjykates se Larte apo e Gjykates Kushtetuese. Sigurisht, ka individe problematike, eshte e drejte te thuhet mendoj. Por, kjo nuk shkon ne thelbin e problemit. Problemi eshte mungesa e mbrojtjes institucionale per njerezit qe duan te bejne nje pune te mire, qe duan te nxisin ndryshime pozitive.
Me lejoni t’i kthehem nje teme tjeter, nje teme e madhe per Shqiperine, perspektiva e saj per statusin kandidat dhe ne fund anetaresimi ne Bashkimin Europian. Ndoshta mund te nenvizonit se sa e rendesishme eshte BE per Shqiperine? Duke pasur parasysh – dhe kete pyetje ia kam drejtuar Kryeministrit dhe udheheqesit te opozites – traziren e vazhdueshme brenda BE-se, pasigurine per te ardhmen e saj, problemet me borxhet shteterore, mungesa e nje politike te jashtme te qarte, lodhja nga zgjerimi, apo ceshtje te tjera, cfare avantazhesh mund te thoni se do te sillte anetaresimi per Shqiperine, kurdo qe te ndodhe? Dhe, nese mund te hamendesoni nje kohe se kur mund te ndodhe kjo, sepse mendoj te gjithe shqiptaret jane te interesuar dhe hera-heres edhe te frustruar se kur do behen anetare te Bashkimit?
Pyetje me shume vend. Do perpiqem t’i bej pergjigjet sa me te permbledhura sepse e di qe mund te zgjatem shume. Eshte e qarte nga pikepamja e politikes se SHBA qe eshte me rendesi qe integrimi i Shqiperise ne strukturen e gjere euro-atlantike te vazhdoje dhe kete mund ta thuash per te gjithe Ballkanin Perendimor, Malin e Zi, Serbine, Maqedonine, Kosoven. Kjo eshte nje politike e deklaruar e Shqiperise. Vendi i Shqiperise eshte ne Europe. Nuk ka per t’u bere shteti i 51-te i Shteteve te Bashkuara. Pra, drejtimi eshte i qarte, mes paleve nuk ka dallime. Ndjenja e qarte kombetare per synimin eshte qe integrimi duhet te jete nje synim kombetar dhe se integrimi do te sjelle harmonizimin e disa standardeve, do te transformoje vertet menyren se si Shqiperia e sheh veten, menyren si ndervepron me fqinjet, si ata prane ashtu edhe me tej. Do te jete hapi i trete i natyrshem ne kulminimin e nje procesi qe filloi me hyrjen ne NATO, cka do te thote qe Shqiperise nuk i duhet kurre me te vrase mendjen per kercenime fizike ndaj sigurise se saj – mund te thuhet shume ketu – fakti qe Shqiperia perfitoi statusin per levizjen pa viza sipas marreveshjes Shengen ne dhjetor 2010, nje arritje madhore kjo, dhe pastaj hyrja ne BE duhet te jete arritja e trete kurorezuese. Do te duhet kohe. Ambasadori i BE-se, nje mik i mire imi e qe ka punuar shume ketu ne perpjekje per t’i shtyre te gjithe lojtaret perpara dhe sigurisht ata ne Bruksel. Shqiptaret thone gjerat e duhura por per cfaredo arsyeje, ose ndoshta nje kombinim arsyesh, ketu ekziston nje mentalitet se duhet te kete vetem nje fitimtar dhe loja e fajesimit, te cilen e shohim te ngreje koke here pas here. Ditet e fundit ka pasur nje rritje te dukshme ne retorike pas marreveshjes Kosove-Serbi dhe akordimit te statusit kandidat Serbise. E perseris, po tregohem i sinqerte. Nuk ka asnje justifikim per Shqiperine qe te mos jete vend kandidat. Burimet jane ketu, edhe mjetet, por eshte proces i veshtire aderimi, ka shume marreveshje teknike dhe me duket se hera-heres, shqiptaret e nenvleresojne nivelin e kompleksitetit. Mendoj se ka nje lloj ndjesie sikur, “Me te permbushur kriterin numer nje, vullnetin politik – dhe sigurisht, ky duket larg shume – por nese ia dalim me kete, atehere na duhet vetem te hedhim nenshkrimin ne vijen e caktuar dhe jemi brenda, apo jo?” Dhe pergjigja eshte: Jo, nuk eshte ashtu ne fakt. Eshte nje proces shume kompleks, i gjate. Por nuk eshte se ka alternative. Ambasadori i BE-se, se bashku me disa prej vendeve anetare dhe zyrtare ne Bruksel kane filluar muajt e fundit nje lloj nisme te re – duhet t’ia le atij ta shpjegoje sepse e ben kaq mire – por perpjekja eshte te behet nje lloj turi anekend vendit, nje lloj fushate ndergjegjesimi, per t’iu shpjeguar shqiptareve te zakonshem se cfare do te thote, cdo te thoshte per ta anetaresimi, per sa i perket standardeve te jeteses, mundesive per arsimim, udhetim, punesim, te gjitha keto gjera te nje natyre praktike. Mendoj eshte nje ide e shkelqyer.
Ambasadori i BE-se ka rene dakord te dale ne programin tim ne te ardhmen, pra do ta kem ketu dikur, por per sa i perket perparimit drejt anetaresimit ne BE, nuk dua te them qe anetaresimi eshte i garantuar apo ketu prane, por nje prej pengesave apo pengesa e tanishme duket se eshte paaftesia per te miratuar nje Kod Zgjedhor te ri. Ne nje kontekst me te gjere, si e shihni procesin zgjedhor ne Shqiperi, duke pasur parasysh cfare ndodhi pas zgjedhjeve te fundit, protesta, mungesa e vullnetit te opozites per te pranuar rezultatet, plus edhe zgjedhja e kryebashkiakut qe pame ketu vitin e shkuar. Ku qendron tani Shqiperia per sa i perket standardeve nderkombetare?
Vete Kodi, nga sa me thone ekspertet ne OSBE, ODIHR, disa ne vendet anetare te BE-se, eshte mjaft i mire. Nuk eshte aspak i keq. Por cdo pale zgjedhje, qofte zgjedhjet vendore te vjetshme, apo ato parlamentare ne vitin 2009, zbulojne disa boshlleqe, disa hapesira qe mund te keqinterpretohen, apo manipulohen, sido qe ta quash. Nje vezhgues shume i mencur, nuk ia them emrin, por e shoh si nje prej te mencurve te shoqerise ketu, ne fakt jane dy, kane vene ne dukje qe Shqiperia eshte vend shume i vogel dhe metoda per te gjetur sa votues do marrin pjese, si mund te votojne, kane arritur ta shnderrojne ne shkence. Mund te permend Z. Ilir Meta. Shkova ne zyren e tij pak dite perpara zgjedhjeve te 8 majit. Ka nje zyre te vogel, te zakonshme, por kishte disa harta te zonave te Tiranes, te percaktuara deri ne ndertesa, me pineska te vogla. Me tha qe njerezit e LSI-se i merrnin njerezit ne telefonat celulare. Eshte puna tipike e lagjeve me te cilen jam i njohur ne Shtetet e Bashkuara. Ky eshte vend i vogel. Mendoj qe ne Cikago ka me shume votues se sa ka ne gjithe vendin ketu. Nuk ka shume te panjohura dhe njerezit, me sa kuptoj, kane prirjen te votojne ne menyre mjaft te parashikueshme dhe shume konsistente nga nje zgjedhje ne tjetren, pra nuk ka ndonje vote te madhe te levizshme. Ne Japoni, ku kam sherbyer, kjo ishte gjithmone dicka e madhe. Sigurisht, ne SHBA eshte faktori me i madh, eshte percaktues ne shume zgjedhje.
Te pavarurit…
Te pavarurit, te moderuarit ne secilin krah. Ndonjehere mendoj, sa do doja te merrja ne dore punen per zgjedhjet ne PS sepse mendoj qe qeveria ben shume gabime dhe krijon boshlleqe aq te medha sa mund te kaloje nje kamion. Disa dite, mendoj qe nuk do me vinte keq te merrja ne dore punen per zgjedhjet ne PD sepse shoh shume gabime nga PS ne lidhje me ftohjen e atyre qe mund te konvertohen…Celesi eshte te punosh me partnere te besueshem nderkombetare, OSBE, ODIHR, Keshilli i Europes, disa prej vendeve kryesore europiane. Edhe ne jemi te gatshem te ndihmojme megjithese, te them te drejtem, sistemi amerikan eshte aq i ndryshem sa nuk di sa mund te zhvendoset ketu. Por kemi shume keshilla filozofike si dhe shume ekspertize konkrete qe mendoj mund te kontribuoje. Por, Kodi duhet te forcohet patjeter sepse zgjedhjet e majit te shkuar e bene te qarte deri ne dhimbje qe ka disa boshlleqe, ka disa probleme. Nuk ka nevoje t’i kthehemi argumenteve pro e kunder, problemi eshte qe nuk duhet te kishte pasur fare kundershti. Ky numerimi i votave te hedhura gabim, sinqerisht, mua dhe vezhguesve te tjere na u paraqit se ishte shume e qarte cfare do te ndodhte. Por, nuk ishte e shkruar, nuk ishte ne ndonje Kod te caktuar, edhe pse njerezit prisnin qe gjerat te merrnin nje drejtim te caktuar. Partia ne pushtet paraqiti nje pike te mire filozofike – qellimi i votuesit, edhe pse une thashe, qellimi i votuesit eshte gje e mire, por gje e mire eshte edhe te kete rregulla dhe keto rregulla te zbatohen; pra, ka boshlleqe qe duhen trajtuar. Mendoj se eshte bere pak perparim kohet e fundit. Eshte e rendesishme qe dy paleve te mos u shpetoje nga syte fakti se sa e rendesishme eshte qe te vazhdoje perparimi. Ka njefare urgjence kohore dhe shpresoj qe ka nje menyre per te perfshire disa prej pikepamjeve te partive te vogla. Ndoshta e keni degjuar qe ka nje mekanizem korrektimi kombetar, term teknik. Por, sistemi i tanishem, rene dakord midis Z. Berisha dhe z. Rama ne vitin 2009, ne fakt e ben shume te veshtire per partite me te vogla qe te sigurojne nje perfaqesim ne parlament qe te jete ne perpjesetim me numrin e votave qe marrin. Nuk mendoj se ka njeri qe te mendoje se vendit i duhet nje rishikim total i sistemit zgjedhor, por ka disa pershtatje kyce qe duhen bere qe ne fund, ne vitin 2013, kur votuesit te votojne, ata te kene nje lloj besimi qe votat e tyre do te numerohen me korrektesi.
Nga disa analiste ne Shqiperi por edhe jashte, degjoj qe Shqiperia eshte nje lloj gjysme-protektorati i fuqive nderkombetare, sidomos SHBA. Si do t’iu pergjigjeshit? A ka nevoje per mbrojtje Shqiperia? A i duhet mbikeqyrje teksa zhvillon institucionet e saj? Si iu pergjigjeni?
Nuk e kaperdij dot. Kam degjuar disa qe e thone, por keto jane vendime te ndergjegjshme te disa qeverive shqiptare. Ne vite ka pasur disa kryeministra. Drejtimi baze i politikes se Shqiperise eshte qe marredheniet me jashte nuk jane lekundur kurre. Z. Berisha ka qene ne pushtet per nje numer vitesh; para tij ka qene z. Nano. Kishte periudha te shkurtra kur ishin njerez si Ilir Meta apo Pandeli Majko… Kushdo qe te fitoje ne vitin 2013, apo 2017 dhe me tej, do prisja qe drejtimi i pergjithshem i marredhenieve te jashtme te Shqiperise te vazhdonte. Dhe kete nuk e them aspak sikur ne marrim ndonje gje si te qene. I vleresojme pa mase kontributet pozitive te Shqiperise ne rajon, me statusin e saj ne NATO, faktin qe do qe te jete pjese e integruar e bashkesise euroatlantike. A eshte perendimi i shqetesuar per zhvillimet? A duam te jemi mbeshtetes? Absolutisht. Por eshte nje rruge me dy drejtime. Fakti eshte qe me kete nivel zhvillimi, megjithese eshte permiresuar, Shqiperia eshte nje prej vendeve te varfra ne Europe ndonese po ngjitet drejt vendeve me nivel te mesme te ardhurash. Pra perparimi nuk diskutohet. Thjesht duhet te gjejme nje menyre qe Shqiperia te kaperceje ngercin dhe te rifilloje udhetimin. Por si protektorat nuk e shoh. Keto jane vendime te ndergjegjshme te marra nga udheheqes te zgjedhur te vendit dhe nga populli si i tere.