Butler: Procesi zgjedhor të mbyllet sipas standardeve

“Komisioni Evropian inkurajon institucionet e shtetit, partitë politike dhe veçanërisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të krijojnë frymën e duhur. Të gjitha hapat duhet të ndodhin në frymën e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Është e ditur që procesi zgjat, dhe se nuk mund të mbarojë nga një ditë në tjetrën. Por rezultatet e zgjedhjeve duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur” tha zëdhënësja e Komisionerit Stefan Fyle, Natasha Butler.
Ajo kërkoi që procesi i numërimit të jetë në përputhje me standardet dhe se kontestimet duhen bërë pas shpalljes së rezultateve. “Ky është një nga kriteret kyçe për procesin e integrimit. Ne po e ndjekim të gjithë procesin në të gjitha fazat e saj. Duhet të përmbyllet procesi dhe nëse ka më pas kontestime ato duhen bërë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.
Bashkimi Evropian i bën thirrje, dhe inkurajon, të gjithë palët e interesuara, qofshin ato parti politike, individë, institucione shtetërore, dhe në veçanti, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të ruajnë atmosferën konstruktive që mbizotëroi në ditën e zgjedhjeve gjatë gjithë kohës e deri në përfundimin e procesit të mbetur. Të respektojnë rregullat dhe të ushtrojnë vetëpërmbajtje. Të gjithë hapat duhet të hidhen brenda institucioneve dhe në përputhje me ligjet e vendit. Rezultati i zgjedhjeve duhet të shpallet sa më shpejt të jetë e mundur", shtoi Butler. /S.Lleshi/Start/
2011-05-18 13:59