E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e kutive, dy vota regjistrohen për Bashën

Vendimi është marrë vetëm nga katër anëtarët e mazhorancës në Komision, ndërsa tre anëtarët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në mbledhje.

Dy votat në favor të Bashës për KZAZ-në 47, janë shënuar në tabelat përmbledhëse. Dy prej fletëve të votimit të gjetura në këtë kuti, ishin për subjekte politike, si për Partinë Demokracia Sociale dhe për Partinë Socialiste.

Rinis mbledhja e KQZ, nis numërimi i fletëve të votimit
Tiranë (14:02)– Ka rinisur pas dhjetë minutash ndërprerje mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku palët po shqyrtojnë fletët e votimit. Në fjalën e tij, Ristani teksa ka nxjerrë një fletë votimit të rregullt ku ishte votuar për Partinë Socialiste, tha se asnjë votë e qytetarëve nuk mund të lihet pa u numëruar.

Nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi, tha se hapja e kutisë bëhet në mënyrë të paligjshme.

Tension në KQZ për hapjen e kutive, ndërpritet mbledhja
Tiranë (13:37) – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen për shqyrtimin e votave që janë hedhur gabimisht në kutitë e tjera.

Mbledhja po shoqërohej me tension, ku anëtari socialist Artan Laze qëndroi në këmbë, duke mos lejuar hapjen e kutisë 1759 për kryetar të minibashkie në Tiranë.

Mbledhja u shoqëruar me tensione dhe shtyrje midis përfaqësuesve të PS-së dhe inspektorëve të KQZ-së që hapin kutitë. Përballë kësaj situate, mbledhja u ndërpre, ku Ristani kërkoi 10 minuta pushim. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-18 15:52
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›