E Shtunë, 31 Tetor 2026

Butler Te hetohet plotesisht 21 janari

Zedhenesja e Komisionerit te BE-se per Zgjerimin Hetimet te behen teresisht te pavarura dhe transparente. Autoritetet duhet te bashkepunojne teresisht



Natasha Butler zedhenese e Komisionerit te BE-se per Zgjerimin Stefan Fle ka bere dje thirrje per hetime te pavarura te ngjarjeve ne Shqiperi. Ajo ka shprehur qendrimin e BE-se qe hetimet te jene gjitheperfshirese dhe te shmanget perseritja e dhunes.

Cilet jane hapat qe Komisioni i BE-se do te ndermarre per te ndihmuar Shqiperine te dale nga kriza


Une do te doja fillimisht tu referohesha dy deklaratave qe ne beme diten e premte nje nga delegacioni lokal ne Tirane dhe nje deklarate te perbashket te Komisionerit Fle dhe perfaqesueses se Politikes se Jashtme te BE-se Catherine Ashton. Ne parim BE-ja u beri thirrje forcave politike qe te qetesohen u beri thirrje demonstruesve te jene te pergjegjshem dhe te respektojne ligjin dhe rendin.


Ne mbeshtesim parimin e hetimeve por ato duhen bere ne menyre inkluzive. Ne pergjithesi ne konsiderojme qe dalja nga kriza e tanishme duhet te marre fund menjehere ne kuader te partive politike. Po keshtu ato duhet te fokusohen ne axhenden e BE-se ne menyre qe Shqiperia ti afrohet perspektives evropiane duke u bazuar ne interesat evropiane te qytetareve shqiptare.


Ne jemi duke e ndjekur situaten me shume kujdes si nga delegacioni i BE-se ne Tirane ashtu edhe nga Brukseli. Ne parim ju me pyetet mua cfare jemi duke bere tani Ne bejme thirrje te vendoset qetesia. Kjo eshte nje pike shume e rendesishme.


shte shume e rendesishme te shmanget perseritja e dhunes qe kerkoi humbje jetesh dhe plagosje diten e premte dhe eshte e rendesishme per politikanet udheheqes ne Shqiperi te fokusohen tek nje zgjidhje te cilen mund ta gjejne se bashku duke punuar me pergjegjesi se bashku ne menyre qe te dalin nga udhekryqi politik ku gjenden tani.


A mendoni se zhvillimi i zgjedhjeve te reja mund te ishte nje zgjidhje


Une nuk mund te bej komente per zhvillime te se ardhmes. E rendesishme eshte qe procesi demokratik te mos behet me zgjidhje politike qe aktualisht jane bere. Ekzistojne nje numer rekomandimesh te bera nga OSBE ODHIR dhe eshte e rendesishme per autoritetet shqiptare qe te zbatojne rekomandimet.


Aktualisht me sa dime ne keto rekomandime nuk jane zbatuar. Keshtu eshte e rendesishme qe ne pergatitjet per zgjedhjet e tjera lokale qe do te zhvillohen ne muajin maj keto rekomandime te merren seriozisht nga qeveria shqiptare.


A mund te ndihmoje BE ne zhvillimin e hetimeve


Kjo varet nga autoritetet shqiptare te cilat duhet te sigurojne zhvillimin e hetimeve transparente dhe te ndershme. Ne syte tona hetimet duhet te jene krejtesisht inkluzive. E rendesishme eshte qe te respektohet kuadri ligjor te respektohet ligji dhe rendi qe hetimet te behen teresisht te pavarura dhe transparente dhe qe autoritetet duhet te bashkepunojne teresisht per kete.


Zedhenesja e Aleances se Liberaleve dhe Demokrateve per Europen flet per situaten ne Shqiperi

Te emerohet mediator i BE per Shqiperine


Zedhenesja e Aleances se Liberaleve dhe Demokrateve per Europen Marietje Schaake u tha dje se eshte shokuar kur pa te premten e shkuar perleshje te dhunshme e protesta ne Tirane si dhe reagimin e tepruar nga ana e policise.


Jam zhgenjyer dhe zemeruar akoma me shume nga toni dhe permbajtja e deklaratave si nga Kryeministri Berisha ashtu edhe nga lideret e opozites te cilat vetem sa ushqejne akoma me shume polarizimin e thelle te jetes politike shqiptare - u shpreh ajo.


Sipas saj tani eshte nevoja per nje hetim te pavarur te gjyqesorit mbi keto ngjarje dhe mbi vdekjet e tre protestuesve. Schaake beri thirrje qe perfaqesuesit te larte te BE te sigurohet qe BE eshte e perfshire ne nje hetim te tille per tu siguruar qe autoritetet shqiptare prodhojne nje hetim objektiv.


Zyrtarja e larte europiane theksoi se si nje zedhenese per grupin Liberal dhe Demokrat mbi Shqiperine do te paraqese nje kerkese per Parlamentin Europian per mbajtjen e nje debati serioz dhe te hollesishem mbi perballjen e tejzgjatur politike ne Shqiperi ne sesionin e ri.


Perfaqesuesja e Larte Ashton duhet te emeroje nje mediator te BE per Shqiperine per te rivendosur qetesine dhe debatin normal politik per vendin ne menyre qe aspiratat legjitime te shqiptareve te zakonshem te mos largohen akoma me teper nga veprimet dhe provokimet e lidershipit politik aktual - propozoi Schaake.

Eurodeputeti kryetar i grupit te punes per Ballkanin apelon per qetesi politike dhe mosperdorim te dhunes
Swoboda Qeveria dhe opozita duhet te permbahen

Johannes Swoboda eurodeputet socialdemokrat dhe kryetar i grupit te punes per Ballkanin ka bere dje nje apel per qetesi politike ne Shqiperi. Ai ka kerkuar permbajtjen e te dyja forcave politike dhe te mos teprohet me perdorimin e dhunes. Eurodeputeti ka kerkuar qe vemendja te transferohet tek zhvillimi i zgjedhjeve lokale qe te jene te lira dhe te ndershme.

Zoti Seoboda situata ne Shqiperi vazhdon te jete e tensionuar. Pas demonstrates se 21 janarit qe pati nje fund tragjik kampet politike vazhdojne te akuzojne dhe te mos veprojne per permiresimin e gjendjes fare duhet te bejne tani lideret shqiptare
Besoj se te gjitha palet dhe sidomos qeveria dhe opozita duhet te permbahen. Bashkimi Europian do te beje edhe nje nderhyrje qe e gjitha forca te perqendrohet tek zgjedhjet e ardhshme lokale qe ato te zhvillohen te rregullta dhe te ndershme dhe kjo do te ishte pastaj baza e nje mirekuptimi te ri mes opozites dhe qeverise per punen e ardhshme.

Sa ndikon kjo ne rrugen e Shqiperise per ne BE zoti Swoboda Si mund te ndihmohet Shqiperia qe te dale nga kjo gjendje
Ne mund te ndihmojme por te dyja palet duhet te jene te gatshme per kete. Dhe ngjarjet e tmerrshme te diteve te fundit duhet te nxjerrin mesim. Shqiperia eshte spostuar prapa per sa i perket afrimit me BE-ne. Ajo nuk e ka marre statusin e kandidatit perderisa mbetet ne kete gjendje katastrofale dhe per derisa te dyja palet te mos bien dakord per gjerat themelore. Une nuk shoh ndonje hap perpara ne rrugen drejt Bashkimit Europian.

Dhe Shqiperia e sheh se si vende te tjera si Mali i Zi avancojne...
Forcat politike duhet tua bejne te qarte qytetareve dhe qytetareve te tyre pse eshte e pamundur ose nuk eshte e mundur qe Shqiperia te beje nje rruge te ngjashme si vendet e tjera te Ballkanit.


fare mund te beje konkretisht BE per Shqiperine pas kesaj situate

Kjo duhet pare. Ju e dini qe te dyja forcat me te medha politike ne Parlamentin Europian Partia Popullore Europiane dhe ajo Socialdemokrate ne marreveshje me Komisionin Europian jane perpjekur qe ti sjellin ne nje konsensus te perbashket te dy kryetaret. Kjo ka deshtuar. Besoj qe duhet te kete edhe nje perpjekje tjeter per ti bashkuar pavaresisht se ne cfare niveli por situata e Shqiperise eshte nje problem europian nuk eshte me thjesht nje problem shqiptar dhe prandaj Europa duhet te veproje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›