Pese shekuj te librit shqip

Prezantohet bibliografia e pese shekujve te librit shqip
Kryeministri premton biblioteke te re kombetare
Biblioteka Kombetare prezantoi dje me ceremonial projektin me te madh bibliografik thene ndryshe bibliografine kombetare nje rrugetim i librit shqip prej fillimeve deri ne fund te Luftes ne Dyte Boterore.
Prezantimi i dy botimeve Libri shqip. Bibliografi 1555-1912 nen drejtimin e Ramazan Vozges Bibliografia e librit shqip 1913-1944 nen drejtimin e Maksim Gjinajt Margarita Meles dhe Myrvete Elmazit shenoi mbylljen e veprimtarive te 90-vjetorit te Bibliotekes qe paten nisur vitin e shkuar.
Falenderoj te gjithe bashkepunetoret qe kontribuan ne realizimin e kesaj vepre brezat e bibliotekareve qe terthorazi me punen e tyre ne dhjetevjecare kane kontribuar per kete veper qe me siguri duhet ta kene enderruar edhe ata qe 90 vjet me pare themeluan Biblioteken Kombetare.
Fjalet e drejtorit Aurel Plasari ftuan miqte e nderit drejtoreshen e Arkivit te Shtetit Nevila Nika dhe drejtorin e Bibliotekes Kombetare dhe Universitare te Kosoves Sali Bashota te cilet pershendeten projektin per trashegimine kombetare. I ftuari i trete por me i rendesishmi me cu duk edhe nga sherbimi i rojave te sigurise ishte kryeministri Sali Berisha.
Ai tha se eshte kjo deshmi e nje pune te shkelqyer ne sherbim te dijes fale vizionit te zotit Plasari pune qe na paraqet boten e mendimit shqiptar nje enciklopedi te gjenise krijuese nga viti 1555 deri me 1944 nje dokument fondamental burimor.
Kryeministri Berisha i njohu dje Bibliotekes Kombetare meriten qe ne kushte te veshtira me mundesi dhe mjete modeste ka shenuar transformime te medha. Ju garantoj tha ai se qeveria do tju mbeshtese ne perpjekjet per nje modernizim teresor.
Dy objekte parlamenti dhe stadiumi i ri do te jene dhuratat qe qeveria do tiu beje shqiptareve ne 100-vjetorin e themelimit te shtetit shqiptar vitin e ardhshem. Dhurata e trete eshte nje biblioteke e re kombetare. Nje biblioteke e re per gjithe studiuesit tha kryeministri.
shte folur here pas here per nevojat qe BK ka per hapesira per zgjerimin e mjediseve aty ku eshte brenda Pallatit te Kultures por per nje objekt te ri dje u degjua per here te pare dhe asgje me shume nga aq sa tha kryeministri.
Drejtori i institucionit Aurel Plasari e mori prape fjalen kesaj here per te nderuar disa bashkepunetore dhe kontribues per Biblioteken Kombetare. Si shenje honorifike per rastin e 90-vjetorit BK kishte prodhuar nje sere medaljonesh. Te parit qe iu dha nje medaljon ishte njeri prej anetareve me te vjeter te kesaj biblioteke sot kryeminister i Shqiperise Sali Berisha.
Plasari ka cituar thenien e Naim Frasherit qe eshte gdhendur ne medaljon Njeriun e ka bere njeri te mbaruar gjuha dhe shkronja. Keto jane te parat e mbrothesise.
Marresi i ketij mesazhi u pergjigj i emocionuar E dua kete institucion dhe e ndjej veten borxhli qe skam arritur te bej per te aq sa e meriton.
Biblioteka Kombetare nderoi edhe ministrin e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhefaraj per mbeshtetjen qe i ka dhene librit shqip. Medaljon per Sali Bashoten per bashkepunimin me BK te Shqiperise per Flavia Tibalin per bashkepunimin e spikatur qe ka dhene ne keto kater vite si drejtoreshe e Institutit Italian te Kultures ne te mire te dy kulturave tona per Farfuri Xhajen e cila ka ndimuar ne formimin e nje brezi te ri bibliotekanesh per Bujar Hudhrin qe botoi Bibliografite per Sherif Delvinen qe ka kontribuar prej vitesh ne keshillin shkencor te BK-se.
Ceremonia u mbyll me ekspoziten Naim Frasheri nje aventure editoriale 1882-1912.