Tiranë, plagoset më armë zjarri 34 vjeçari
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Alliasit”, ku shtetasi Naim Bastriu, 34 vjeç, është qëlluar me armë zjarri.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia bën të ditur se shkak i plagosjes është bërë një sherr banal për motive të dobëta, ndërsa ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes.