E Shtunë, 31 Tetor 2026

Butrinti 2000, pesë net emocione në skenën antike

Elektra shqiptare mbyll ditët e Festivalit Ndërkombëtar Teatror në Butrint

Festivali Ndërkombëtar Teatror Butrinti 2000 mbërrin sonte në natën e fundit të tij. I cilësuar si një prej veprimtarive më të rëndësishme kulturore në vendin tonë, ai për disa net me radhë përcolli emocione dhe spektakël tek publiku. Aktorë të njohur të skenave botërore

erdhën para publikut me disa prej verave më të bukura teatrore. Në natën e fundit të tij sonte vjen në skenë dhe trupa e Teatrit Kombëtar me veprën Elektra, e cila do të mbyllë dhe edicionin e 12 të këtij evenimenti teatror. Për pesë net me radhë në skenën antike në Butrint, në shkallët e gurta. Në edicionin e tij të 12-të, festivali ndërkombëtar i Butrintit ngriti siparin me kryeveprën e komedisë botërore Ëndrra e një nate vere e Uilliam Shekspir.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›