E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkurtimet në buxhet, ish pronarët humbin kompensimin 60 milionë euro

Qeveria shkurton investimet dhe në Ministrinë e Shëndetësisë

Shuma prej 60 milionë eurosh e vendosur nga qeveria në gjashtë vendime radhazi për kompensimin e ish-pronarëve dhe pronarëve, toka e të cilëve është zënë nga legalizimi, mbeten pa mbuluar nga buxheti i shtetit. Në buxhetin e ri është parashikuar që

shpenzimet për kompensim të arrijnë vlerën e 14 milionë eurove ndërkohë që fatura arrin në 74 milionë euro. Shkurtimi i buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë, të Arsimit dhe fondet e kompensimit për ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët janë bërë objekt i sherrit dje në Komisionin e Ekonomisë ku nisi diskutimi nen për nen i projektbuxhetit.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›