E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 12, Berisha: Model i suksesshëm ekonomik

Tiranë- Kryeministri, Sali Berisha është shprehur se buxheti i vitit 2012-të, sajë reformave të ndërrmarra, mbështetët tërësisht në model të suksesshëm ekonomik. Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Berisha foli për buxhetin e sapo miratuar në Kuvend, duke e cilësuar si një ndër buxhetët më funskional.

Modeli i ekonomisë është ai i funksionimit dhe performancës që garanton realizimin e objektivave më ambiciozë, stabilitet makro ekonomik, kontroll të inflacionit, borxhit, rritjen e rrogave dhe pensioneve. Shqiptarët dëgjojnë se këto janë kohët e uljeve dramatike të rrogave e pensioneve- deklaroi Berisha.

Po ashtu kreu i ekzekutivit shqiptar, Berisha deklaroi se buxheti i ri është mbështetës i projektëve në siptale, shkolla, infrastrukturë dhe ujëra. Duke theskuar se garanton projektin më të madh për 100-vjetorin e Pavarësisë, atë të Shqipërisë Dixhitale. Kryeministri, Berisha ka shtuar se buxheti i ri do të vazhdojë të mbajë ritmet e rrijtes ekonomike të vendit tonë.

Ky buxhet bazohet në performancën e ekonomisë dhe këtë model që ka garantuar cdo vit rritjen ekonomike ndër më të lartat në Europë e botë në kulmin e krizës, rritjen e vazhdueshme të eksporteve të vendit që krahasuar me 2006 janë 3 herë më të mëdha- deklaroi Berisha.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Buxheti 2012, Berisha: Rrogat, pensionet, asistenca ekonomike do rriten
  2. FMN: Kujdes me buxhetin! Berisha: Më i madhi në histori
  3. Spanja, në stanjacion ekonomik

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›