Buxheti, 2 miliardë lekë për pronat
11/11/2009 AKKP-ja do të shqyrtojë rreth 8 mijë ankesa të regjistruara deri më 31 dhjetor 2008
Projekti i Financave parashikon 800 milionë lekë më shumë se fondi i 2009-s
Rreth 800 milionë lekë më shumë planifikohet të shpenzojë qeveria për kompensimin e ish-pronarëve gjatë vitit të ardhshëm. Projektbuxheti i vitit 2010 relaton një shifër prej 2 miliardë lekësh nga 1,2 miliardë që është shifra e këtij viti, e cila është dyfishuar në krahasim me atë të parashikuar nga fillimi i vitit, me miratimin e buxhetit suplementar të shtatorit. Kjo shifër ishte parashikuar në programin afatmesëm të qeverisë, për vitin 2010 me 700 milionë lekë. Pra, rritja e fondeve është e dukshme dhe konsiston në mbajtjen e premtimit të qeverisë për realizimin e këtij procesi brenda afateve.
Ndryshojnë procedurat
Procesi i shqyrtimit të ankesave për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës do të vijojë deri më 31 dhjetor 2011. Sipas kreut të AKKP-së, Elvis Çefa vendimi i fundit i qeverisë për shtyrjen e afatit ka përcaktuar një procedurë të re për punën që do të kryejnë agjencitë e pronës. Në një prononcim për gazetën “Metropol” pak ditë më parë kreu i AKKP-së theksoi se ankesat e regjistruara deri më 31 dhjetor 2008 janë rreth 8 mijë. Për këto ankesa do të vijojë shqyrtimi, por vendimi i Këshillit të Ministrave duhet të kalojë për miratim edhe në Kuvend në mënyrë që të marrë fuqi ligjore. “Puna e agjencive tona për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës është ndalur më 30 qershor 2009 për shkak se në këtë datë afati ka përfunduar sipas ligjit. Mendojmë se koha e shtyrjes është më se e mjaftueshme për shqyrtimin e gjithë dosjeve që presin përgjigje, pasi ky afat është sugjeruar vetë nga stafi ynë”, - ka theksuar Çefa. Sipas tij, agjencitë nuk kanë dhënë më asnjë vendim pas datës 30 qershor 2009 për shkak të mbarimit të afatit.
Afati i vendimeve
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit ka ndërprerë procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës prej datës 31 qershor 2009. Kjo për shkak se data e mësipërme përkon me afatin e fundit të përcaktuar për dhënien e vendimeve nga ana e AKKP-së për këtë proces. Më konkretisht bëhet fjalë për ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar me ligjin nr. 9388, datë 4.05.2005 dhe ligjin nr. 9583, datë 17.07.2006. Neni 24 i këtij ligji përcakton se “procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme përfundon deri më datën 31.06.2008, me përjashtim të kryerjes së pagesës së kompensimit, e cila duhet të përfundojë në afatin e parashikuar në nenin 23 të këtij ligji”. Mbi këtë bazë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk mund të kryejë asnjë veprim për njohjen dhe kthimin e pronës në asnjë prej zonave të Shqipërisë. Neni 24 thekson se i vetmi proces pune që kryen personeli i agjencive në rrethet kryesore, sipas shpërndarjes së strukturës, është ai i kryerjes së pagesës së kompensimit të ish-pronarëve, që përfitojnë nga fondi që shteti ka caktuar prej vitit 2005 për këtë proces. Sipas ligjit, ky proces është më i gjatë dhe parashikohet të përfundojë më 2015-n. Ndërkaq, në programin afatmesëm politikat konsistojnë në njohjen dhe respektimin e të drejtave të pronësisë së subjekteve të shpronësuara nëpërmjet njohjes së pronës, kthimit dhe kompensimit fizik e financiar. “Realizimi i procesit të njohjes kthimit dhe kompensimit të pronave do të përcaktohet në një kohë sa më të shkurtër dhe kthimi fizik i pronës do të bëhet në kufijtë maksimal aty ku është e mundur dhe në pamundësi kompensimin e saj sipas formave të përcaktuara në ligj, kompensim fizik ose kompensim financiar”, - thekson dokumenti. Ky program do të shoqërohet edhe me rivlerësim të përvitshëm të treguesve të hartës së vlerës së tokës, ku përcaktohet vlera në lekë për metër katror sipërfaqe trualli për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke iu përshtatur çmimit të tregut për një vlerësim sa më real të pronës. Kjo bëhet me qëllim arritjen e standardeve të politikës së programit të AKKP-së, duke u mbështetur në politikën e qeverisë për integrimin në BE.