Spitalet, nga sot kushte te reja pune per punonjesit
Sonila Isaku
Spitalet do te nisin sot punen me kontratat e reja. Sipas ketyre kontratave puna e mjekeve dhe punonjesve te tjere te spitaleve do te matet me ane te disa "kushteve" te vendosura nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor.
Kontratat
Institucionet e medha shendetesore do te firmosin sot kontratat e reja per vitin 2010. Jane pikerisht, 39 spitale te cilat pritet te firmosin kontratat e reja me Institutin e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor. Cilesia e sherbimit ndaj pacientit dhe reduktimi i pagesave informale jane dy indikatoret e vleresimit qe futen per here te pare nga ISKSH ne kontratat e reja. Per bluzat e bardha kete vit do te vihen kushte te reja te cilat nese zbatohen do t'u ofrojne atyre shtese mbi pagen qe perfitojne. Risi ne kontraten spitalore te vitit 2010 eshte aplikimi i formave te reja te vleresimit te performances se mjekeve, nepermjet matjes se nje seti indikatoresh te cilet jane perqindja e shfrytezimit te shtratit, perqindja e rishtrimeve permes sherbimit te urgjences brenda 72 oreve pas daljes nga pavijoni per te njejten diagnoze. Per sa i perket punes, nese nje spital apo maternitet do te kete nje performance te keqe, nuk do ti jepet buxheti i percaktuar, pra nuk do te perfitohet pjesa e caktuar e bonusit. Kjo mase do te thote pamundesine e perfitimit te bonusit prej 5 per qind qe shkon per te gjithe indikatoret e percaktuar per te gjithe spitalet. Per spitalet e materniteteve nje nga indikatoret eshte ajo e prerjes cezariane, qe do te lidhet me 5 per qindeshin e bonusit dhe respektivisht nje pjese e kesaj nuk do te shkoje nese do te kete nje performance si ajo e parashikuar ne kontrate.
Gjobat
Kontratat e reja synojne gjithashtu forcimin e rolit te kontrollit ne spitale. Moszbatimi i sistemit te referimit do te gjobitet me 10.000 leke per rastin e pare te konstatuar dhe ne rast te perseritjes 30.000 leke te reja e deri ne masa te tjera administrative si propozim per largim nga puna. Nje pike tjeter e rendesishme e kontratave me spitalet eshte ngritja e struktures se sherbimit te recepsionit dhe arketimit, e cila do te regjistroje dhe identifikoje levizjen e pacienteve si dhe perfitimin e sherbimit perkates brenda spitaleve. Mirefunksionimi i ketij sherbimi do te sjelle ulje te informalitetit dhe rritje te te ardhurave te spitaleve te cilat do te perdoren per barna, investime dhe shperblime. ISKSH per vitin 2010 do te lidhe kontrata me 39 spitale publike, nga te cilat 4 spitale ne nivel terciar.
Me aplikimin e kontrates se re mes ISKSH-se dhe spitaleve, synohet te hidhen konceptet baze per permiresimin e cilesise ne sherbimin spitalor. Buxheti i ri i ISKSH per vitin 2010 eshte 25.9 miliarde leke, fond ky qe mbulon sherbimet shendetesore ne qendrat shendetesore dhe spitalet, pagat e mjekeve dhe administrates, pervec investimeve qe i perkasin ministrise se shendetesise. Buxheti i ri i ISKSH per vitin 2010 eshte 25.9 miliarde leke, fond ky qe mbulon sherbimet shendetesore ne qendrat shendetesore dhe spitalet, pagat e mjekeve dhe administrates, pervec investimeve qe i perkasin ministrise se shendetesise.
Puna e mjekeve do te matet me ane te:
Perqindja e shfrytezimit te shtratit. (sa me e larte te jete aq me efikas eshte spitali)
Perqindja e rishtrimeve permes sherbimit te urgjences brenda 72 oreve pas daljes nga pavijoni per te njejten diagnoze. (sa me e ulet te jete, aq me efikas eshte sherbimi)
Perqindja e pacienteve te sheruar qe kane dale nga spitali. (sa me e larte te jete aq me efikas eshte sherbimi e njeheresh edhe perfitimi i mjekeve)
Perqindja e kryerjes se operacioneve cezariane te grate shtatzena (kur eshte e ulet tregon performance te mire te maternitetit)
Gjobat per shkelesit e rregullave
Moszbatimi i sistemit te referimit do te gjobitet me 10.000 leke per rastin e pare te konstatuar
Ne rast te perseritjes 30.000 leke te reja nese nuk zbatohet ky sistem
Largim nga puna dhe masa te tjera administrative per shkak te moszbatimit te referimit
Pacientet te regjistrohen tek recepsioni, ne te kunder gjoba edhe per ta
Performanca jo e mire e punonjesve, sjell humbjen e buxhetit per pagat shtese