Buxheti 2010 hyn ne funksion, thesari nis veprimet
Blerina Hoxha
Financat e shtetit kane nisur te funksionojne me buxhetin e ri te 2010. Burimet ne Ministrine e Financave pohuan se. thesari ka nisur te veproje me arketimet dhe derdhjet e vlerave monetare, sipas parashikimeve te buxhetit te vitit 2010. Ndrydhe nga dy vitet e shkuara buxheti i ketij viti nuk ka mbartur suficite. Pasi efektet e krizes globale ka frenuar ritmet e rritjes se mbledhjes se te ardhurave, nderkohe qe eshte permiresuar ndjeshem situata ne drejtim te shpenzimeve. Te njejtat burime ne financa garantojne se, buxheti i 2010 ka te gjitha burimet e te ardhurave per te garantuar parashikimet ne buxhet qe perfshijne investimet, shperndarjen e rrogave dhe pensioneve dhe perballimin e emergjencave civile. Te ardhurat e parashikuara ne buxhetin e vitit 2010 jane 361 miliarde leke, ndersa shpenzimet arrijne ne masen 416 miliarde leke, duke bere qe deficiti parashikohet te jete me i ulet rreth 3.8% nga ky vit. Qeveria ka parashikuar per vitin qe vjen 600 milion dollare me shume, krahasuar me buxhetin e vitit 2009. Buxheti i ketij viti per here te pare parashikon nje fond per zhvillimin rajonal, i cili sipas parashikimeve te ministrise se Financave do te perfshije nje shume prej 50 milione eurosh. Per menaxhimin e kesaj shume do te ngrihet nje autoritet i posacem qe do te integroje ne rajone te vecanta, te gjitha investimet e pushtetit qendror qe lidhen me infrastrukturen, ujitjen, pyjet dhe furnizimin me uje. Projektet per zona te vecanta nuk do te zhvillohen ne menyre te pavarur, por do te integrohen me njera-tjetren ne interes te zhvillimit rural. Vendosja e nje kupole per te gjithe projektet buxhetore rajonale, duke krijuar nje autoritet per nje koordinim te plote te tyre, eshte nje risi e buxhetit te vitit qe vjen.. Per te inkurajuar zhvillimin ekonomik, nga njesia me e vogel administrative, qe eshte komuna, bashkia e deri ne nivel qarku, eshte e nevojshme qe politikat buxhetore kombetare te harmonizohen me politikat buxhetore vendore edhe ne funksion te kesaj filozofie. Sqaron Ministria e Financave. Ky fond do te krijohet duke mbledhur fonde nga ministrat e linjes, te cilet investojne ne nivel vendor. Krijimi i fondit pervecse ka avantazhin e perqendrimit te tyre duke shmangur fragmentimin, rrit edhe shkallen e decentralizmit ne vendimmarrjen e pushtetit lokal. Qeveria shqiptare do te financoje shumicen e deficitit buxhetor me borxh ne tregun nderkombetar. Ministri i Financave Ridvan Bode eshte shprehur se, "sherbimi i borxhit publik per vitin 2010 perben nje sfide, ndaj jemi pergatitur qe ne pranvere Shqiperia te dale ne tregun nderkombetar per te financuar nevojat e vendit per para me nje kosto shume me te mire", u shpreh Bode. Ministri shtoi se, per te dale nga kjo situate qeveria do te zbatoje nje strategji te re duke kerkuar ndihmen e institucioneve nderkombetare per financimin e projekteve te medha publike.