Festat, pushimi i se henes "corienton" qytetaret
Pushime te tejzgjatura per administraten por edhe institucione te tjera si arsimore dhe shendetesore, kane sjelle probleme per nje pjese te mire te qytetareve gjate dites se djeshme. Nje dite pushimi e cila ka ardhur per shkak se data 2 janar ka parkuar ne dite te shtune. Ligji per festat zyrtare dhe ditet perkujtimore ne Republiken e Shqiperise, percakton si dite pushimi vetem datat 1 dhe 2 janar te cilat pasojne festimet e nates se nderrimit te viteve. Deri ketu, cdo gje duket e logjikshme per sa kohe nuk lexon nje tjeter paragraf ne kete ligj qe parashikon pushim shtese, ne rast se ditet e festave perkojne me diten e shtune dhe te diele edhe keto pushim.
Kete vit data 2 janar takoi te jete e shtune, per rrjedhoje sipas ligjit, e hena si dite pasardhese e punes, shnderrohet ne dite pushimi. Por kjo ka sjelle nje kaos ne jeten e qytetareve, pasi shume prej tyre nuk kane ditur nese duhet apo jo te dergojne femijet e tyre ne shkolle, pavaresisht se nje dite me pare u lajmerua per celjen e shkollave, nje pjese prej tyre nuk kane mundur ta mesojne. Po keshtu, nje pjese e mire e nxenesve u kane telefonuar mesuesve te tyre nese duhet te ishin apo jo mengjesin e se henes ne shkolle. E njejta gje ka ndodhur edhe me studentet, sidomos atyre te rretheve ku u eshte dashur te vijne me heret ne kryeqytet. Ndersa problemi me i madh ishte per punonjesit ne institucionet private te cilet nuk kane pasur ku te besojne femijet e tyre pasi puna per ta ka rifilluar, kurse per edukatoret e kopshteve dhe cerdheve jo. Por, ky problem nuk eshte vetem per kete vit. Keshtu do te ndodhe edhe ne 2011, madje ketu do te zhvendosemi me plot dy dite pushimi te reja, pasi datat 1 dhe 2 janar te ketij viti sipas kalendarit perkojne me diten e shtune dhe te diel. Edhe per vitin tjeter e e njejta gje do te ndodhe, madje do te jete edhe e marta pushim. Kjo do te thote me pak sherbime dhe pune per ata qe kane nevoje per to .
Problemet
Shume prej qytetareve gjate dites se djeshme u eshte dashur te zgjidhnin problemin se kujt do t'ia besonin femijen, kur kopshtet jane pushim dhe maksimalisht u duhet te presin edhe nje tjeter dite per te marre rrogen pasi bankat nuk punojne per te njejten arsye.
Mjeku kardiolog Valer Manushi jep te gjitha keshillat per pacientet dhe personat me probleme kronike