E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2010, rritje e ndjeshme pagash e pensionesh

Qeveria shqiptare mbetetet e vendosur që dhe për këtë vit të rrisë pagat dhe pensionet, pavarësisht se vendet e rajonit ende nuk po korrigjojnë uljen e tyre në masën 10% si pasojë e presioneve të krizës globale. Deklarata është bërë nga kreu i financave Ritvan Bode gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2010 në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve.
Sipas zotit Bode qeveria ka parashikuar për vitin që vjen 600 milion dollarë më shumë, krahasuar me buxhetin e vitit 2009. Për kreun e Financave shqiptare të ardhurat e parashikuara janë 361 miliardë lekë, shpenzimet arrijnë në masën 416 miliardë lekë, ndërsa defiçiti parashikohet të jetë më i ulët rreth 3.8%.
Një zë të veçantë në buxhet do të zënë dhe për këtë vit sipas zotit Bode investimet publike, ato në sistemin e shëndetësisë dhe arsimit, ashtu sikundër theksoi ministri, reduktimi i të ardhurave për Administratën si pasojë e reformës së ndërmarrë së fundmi nga qeveria. Por pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, tha kreu i financave, qeveria për 2010 mbetet e vendosur për të mos rritur nivelin e taksave.
Projektbuxheti i 2010 është 600 milionë dollarë më shumë në krahasim me vitin që po lëmë pas. Janë rritur të ardhurat fiskale. Përparësi do të kenë investimet publike, ndërsa nuk do të ketë rritje të taksave. Do rrisim pensionet dhe pagat në masën 4-10% dhe 7-10%. Kemi pakësuar në masën 2.5 miliardë lekë të ardhurat nga shpenzimet e tepërta të Adminstratës, krahasuar me një vit më parë, investimet publike mbeten me përparësi dhe zënë 9% të GDP-së. Shëndetësia dhe Arsimi mbeten gjithashtu prioritete të qeverisë për 2010 në këtë prjektbuxhet. 2010 mbetet gjthashtu dhe viti i reformes sociale.
Prezantimi i projektbuxhetit për vitin 2010 është cilësuar nga kryeparlamentarja Toapalli një konfirmim dhe mbajtje e premtimeve elektorale nga ana e demokratëve.
Prezantimi i projektbuxhetit për vitin 2010 u vendos të bëhet në komisionet parlamentare duke nisur nga e hëna për të kaluar më pas me diskutimin dhe votimin e tij në parlament. Këtu zonja Topalli e pa të udhës që të ftonte opozitën për të qenë e pranishme në Kuvend dhe të jepte kontributin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›